5.8 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

BIK-u reagon ndaj “vandalizimit të mbishkrimeve të ‘TIKA’-s në muret e dy xhamive në Prishtinë” (Foto)

Më të lexuarat

Bashkësia Islame e Kosovës ka bërë të ditur se mbrëmë persona të panjohur kanë atakuar e vandalizuar mbishkrimet e Agjencisë “TIKA” që janë të vendosura në muret dhe hapësirat e “Xhamisë së Madhe” dhe xhamisë “Jashar Pasha” në Prishtinë.

Sipas BIK, “cenimi në çfarë do formë i objekteve fetare është akt i shëmtuar e i papranueshëm, ndërsa atakimi dhe përdhosja e emrit të Agjencisë TIKA e cila ka restauruar këto dy xhami monumentale të mbrojtura me ligj, përveç që është akt qyqar e veprim i ulët, për më tepër si i tillë është veprim i dëmshëm sepse nxit urrejtje, mos durim ndaj popullit mik turk, përkrahja e mbështetja e të cilit nuk ka munguar për asnjë çast”.

“Të përdhosesh mbishkrimin e një institucioni që ka restauruar monumentet e trashëgimisë materiale përveç që është vepër e dënueshme ngërthen në vete edhe veti të mosmirënjohjes dhe përbuzje për partnerët e miqtë tanë ndërkombëtarë – për ata që na ndihmuan, përkrahen e mbështetën, gjë që nuk është virtyt e as vlerë e populli tonë”, thuhet në reagimin e BIK.

“Ne edhe me këtë rast i shprehim mirënjohje TIKA-së, për projektet që ka realizuar dhe po realizon anë e këndë Kosovës, e në të njëjtën kohë shprehim keqardhje që individ të caktuar kanë përdhosur emrin dhe logen e tyre. Aktet e veprimet e tilla të liga i dënojmë fuqishëm dhe në të njëjtën kohë kërkojmë nga organet kompetente që kryesit e këtyre akteve të turpshme të zbulohen dhe sa më parë të sillen para drejtësisë”, përfundohet në reagimin e BIK.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit