1.8 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

BIK-u apelon: Kthehuni nga Siria

Më të lexuarat

Bashkësia Islame e Kosovës është shfaqur e shqetësuar lidhur me raportimet për vrasjen e kosovarëve në luftën e Sirisë.

Nisur nga ky zhvillim, kryeimami Sabri Bajgora në emër të BIK-ut iu bëri thirrje të gjithë luftëtarëve kosovarë ta braktisin frontin dhe të kthehen në Kosovë.

Bajgora tha se BIK-u nuk ka informacione të sakta sa kosovarë mund të jenë atje.

Rekrutimi sipas tij nuk po bëhet nëpër xhamitë e Kosovës, tek sa Bajgora theksoi se BIK-u bashkëpunon me organet e sigurisë dhe po e përcjell me vëmendje këtë çështje.

“Është raportuar për një xhami në afërsi Makofcit, por vetëm sa është hyrë në gjynah me ata. Ekzistojnë elementë të dyshimtë por ata nuk janë pjesë e BIK-ut.Mund të jetë qendër rekrutimi Shkupi por edhe Novi Pazari, nuk përjashtohet mundësia”, tha Bajgora.

Por kryemami i cili fajin e le tek institucionet kosovare që kanë qenë të heshtura, por edhe tek gjendja e rëndë ekonomiko-sociale bëri thirrje që të riintegrohen personat e kthyer.

“Shoqëria kosovare por edhe shqiptare duhet të organizohet që t’i integrojë këtë njerëz. Duhet angazhim i plotë”, përfundoi ai.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit