Në edicionin e rregullt të lajmeve të orës 13:15, sot (06.06.2013, e enjte) u plasua lajmi se Myftiu Ternava pas takimit me gratë deputete të Parlamentit të Kosovës, suspendoi nga puna, Imamin e nderuar nga Prizreni, Irfan ef. Salihu, për gjuhën e përdorur të tij gjatë ligjëratës së ditës së premte, rreth gjinisë femërore.
BASHKËSIA ISLAME E KOSOVËS PËRGËNJESHTRON KËTË INFORMACION TË PLASUAR NGA RTK. NJË GJË E TILLË NUK QËNDRON, PËRDERISA ME RASTIN NË FJALË, KRYESIA DO TË MERRET KONFORM KUSHTETUTËS SË BIK DHE LIGJEVE NË FUQI. PAS SHQYRTIMIT DHE NDJEKJES SË PROCEDURAVE TË RREGULLTA LIGJORE TË BIK-ut, KRYESIA DO TË DEL ME NJË DEKLARATË APO QËNDRIM PUBLIK PËR OPINIONIN KOSOVAR./Sabri Bajgora/kohaislame