Sot ka filluar një peticion online për rikthimin e Shefqet Krasniqit si imam në Xhaminë e Madhe.
Imami Shefqet Krasniqi ishte shkarkuar nga detyra pas arrestimit në shtator të vitit 2014 me akuza; shtytje për terrorizëm, nxitje të urrejtjes dhe shmangie nga tatimi.
Gjykata Themelore Prishtinë kishte liruar nga të gjitha akuzat ish-imamin, Shefqet Krasniqi aktualisht profesor në Fakultetin e Studimeve Islame(FSI).
Ballkani.info ka kontaktuar me një zyrtar për media në Bashkësinë Islame të Kosovës (BIK) i cili tha se Krasniqi është i sistemuar si profesor në Fakultetin e Studimeve Islame(FSI).
“Imami Shefqet Krasniqi është i sistemuar si profesor në FSI, ne kemi vendosur për këtë”, tha zyrtari i BIK-ut.
Në pyetjen rreth nisjes së peticionit dhe mundësisë për presion nga anëtarët e komunitetit mysliman për rikthimin e Shefqet Krasniqit në detyrën e imamit në Xhaminë e Madhe; BIK tha se nuk bie në presion të asnjë grupi.
“Bashkësia Islame nuk bie në presion të asnjë grupi, nuk mendojmë të bëjmë ndryshime”, përfundoi zyrtari i BIK-ut.
Bashkësia Islame e Kosovës(BIK), tashmë së fundi ka mbajtur zgjedhjet e brendshme ku u votua për vazhdimin edhe të një mandati myftiut, Naim Ternava.