Bashkësia Islame e Kosovës ka njoftuar se kanë filluar punimet përgatitore për Xhaminë e Madhe në kryeqytet.
Ky është njoftimi i plotë:
Në Prishtinë, këto ditë kanë nisur punët përgatitore për fillimin e ndërtimit të Xhamisë Qendrore në truallin e ndarë për të.
Në këtë fazë punimesh do të hapen themelet, do të vihen pilotat sigurues, si dhe do të rregullohet çështja e rrymës, e ujësjellësit dhe e kanalizimit.
Punimet po zhvillohen në përputhje me kushtet urbanistike të përcaktuara nga komuna