1.1 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

BIK kundër përfshirjes së tarikateve në ligjin për fetë

Më të lexuarat

Bashkësia e Tarikateve të Kosovës është entiteti i gjashtë fetar që me draft-ligjin mbi liritë fetare i shtohet për herë të parë numrit të konfesioneve fetare në vend.

Nuk ka dhënë krejt arsyet e kundërshtimit, por Bashkësia Islame e Kosovës nuk do në asnjë mënyrë që ligjërisht në mesin e bashkësive fetare të vend të figurojnë ndaras edhe tarikatet. Kjo pasi që Draft-ligji i ri mbi ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për lirinë fetare në vend me Tarikatet e bën Kosovën me dy bashkësi fetare myslimane të regjistruar si etnitetit i veçantë juridik.

 

Këtë kundërshtim Bashkësia Islame e ka bërë përmes propozimeve që i ka dërguar në adresë të Zyrës së kryeministrit, e cila ka hartuar këtë draft-ligj, raporton RTK.

 

Bashkësia Islame konsideron se është e vetmja që duhet të përfaqësojë komunitetin mysliman në vend, e që sipas statistikave të vitit 2011 është 95 .6 për qind.

 

Resul Rexhepi nga kryesia e Bashkësisë Islame thotë se përfaqësojnë tërë komunitetin mysliman në vend, përfshi edhe tarikatet. “Draft-ligji i ri nuk rregullon mirëfilli personalitetin juridik të etniteteve fetare duke lënë të paqarta dhe mangu shumë gjëra. Kjo është me të lënë mendtë”,ka thënë Rexhepi.

 

Lulëzim Shehu nga Bashkësia e Tarikateve të Kosovës ka thënë se kanë provuar të futen nën ombrellën e BIK, por që këta nuk i kanë pranuar Tarikatet.” Ne kemi kërkuar që të përfshihemi në ligj si etnitet i veçantë fetar. Prej vitit 1982 ne jemi të shkëputur si etnitet vetëm se nuk kemi qenë të përfshirë në ligjin aktual”, i ka thënë Shehu, Radio Kosovës.

 

Pavarësisht kundërshtimit të Bashkësisë Islame, në mbështetje të Tarikateve është deklaruar Avokati i Popullit. Pas një ankese të BTK-së në adresë të Avokatit të Popullit , avokati Sami Kurteshi thotë se autoritet në këtë rast duhet të aplikojnë kritere në mënyrë neutrale. Kjo bën që kësaj bashkësie t’i njihet statusi me ligj. “Propozimi ynë është marrë parasysh”, i ka thënë Kurteshi Radio Kosovës.

 

Komisioni i Venedikut, të cilit Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë i ka kërkuar një opinion për draft-ligjin për liritë fetare i ka dhënë mbështetje regjistrimit të Komunitet të Dervishëve (Tarikateve), që të regjistrohet si etnitetit i veçantë juridik.

 

Xhabir Hamiti, njohës i çështjeve të religjionit thotë se ndarja e komunitetit të tarikateve është rezultat i mosvullnetit dhe neglizhencës së vetë BIK-ut për të gjetur një konsensus për kërkesat e të dyja palëve.

 

“Të qenit e tarikateve nën ombrellën e Bashkësisë Islame do të ishte në interes afatgjatë të një tolerancë dhe uniteti fetare në vend. Megjithatë ne nuk jemi ata që vendosim për statusin e tyre dhe nuk mund të vendosim për fatin e tyre”, i ka thënë Hamiti, Radio Kosovës.

 

Draft-ligji i ri gjithashtu nuk rregullon tërësisht jo vetëm pozitën juridike por, por as çështjen e financimit dhe kontrollin financiar të konfesioneve fetare. Qeveria nuk do të ndaj buxhet për bashkësitë fetare, por do të financojë projekte të trashëgimisë kulturore e fetare dhe do t’u mundësoj atyre të aplikojnë për fonde në organizata të ndryshme, pa bërë kontrollin e tyre.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit