-0.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

BIK fajëson MMPH-në për shembjen e themeleve të xhamisë në Kalabri

Më të lexuarat

Banorët dhe bordi i lagjes Kalabria (Veternik), kanë hartuar një peticion me 537 nënshkrime, gjë e cila tregon qartësisht se ata përkrahin ndërtimin e xhamisë në këtë lagje.

Këshilli i Bashkësisë Islame në Prishtinë, duke pasur parasysh nevojat e komunitetit në Lagjen Kalabria (Veternik), ka vendosur të bëjë ndërtimin e një xhamie në këtë lagje. KBI kishte aplikuar pranë autoritetit përkatës për lëshimin e lejes ndërtimore për ndërtimin e xhamisë, nga i cili ka marrë një leje ndërtimi për këtë xhami.
KBI, duke njoftuar për këtë shton se që nga fillimi i zbatimit të punimeve individ të caktuar, kanë kërcënuar dhe shantazhuar punëtorët e firmës së punëkryesit, banorët e lagjes dhe anëtarët e bordit të lagjes.
Në saje të përdorimit të autoritetit të individëve të caktuar, MMPH ka nxjerrë një vendim arbitrar me të cilin ka urdhëruar pezullimin e aktvendimit të Kuvendit Komunal, në një kohë kur Prishtina ballafaqohet me ndërtime të shumta ilegale. Është për çudi reagimi aq i shpejtë dhe efikas i MMPH, në një objekt i cili ka poseduar lejen ndërtimore.
Duke pasur parasysh sezonin dhe shirat vjeshtore, që nga data 18.09.2013, kemi kërkuar dhënien e pëlqimit për vazhdimin e punimeve, në mënyrë që të evitojmë rreziqet e shembjes së rrugës pran xhamisë. Me datën 27.09.2013, e pasi nuk kemi marrë përgjigjen nga autoritetet përkatëse, kemi tentuar të përfundojmë bazamentin dhe murin mbrojtës të xhamisë, në mënyrë që të evitojmë rreziqet e cekura, ku ka ndërhyrë edhe Policia. Me datën 01.10.2013, pas të reshurave të vazhdueshme ka ndodhur ajo të cilës i jemi frikësuar, pra ka ndodhur shembja e rrugës.
Me datën 02.10.2013, kemi takuar sekretarin e përhershëm të MMPH, për t’i shprehur shqetësimet tona, dhe kemi shprehur pakënaqësinë tonë me të gjitha ato që janë ndërmarrë deri më tani.
Me datë 25.09.2013, banorët dhe bordi i lagjes Kalabria (Veternik), kanë hartuar një peticion me 537 nënshkrime, gjë e cila tregon qartësisht se ata me aklamacion përkrahin ndërtimin e kësaj xhamie, gjë e cila bënë të tepërt çdo debat publik lidhur me atë lagje ashtu siç kërkon MMPH.
Sot me 04.10.2013, pasi ekziston rreziku i vazhdueshëm i eskalimit të situatës ndërmjet banorëve të lagjes dhe të tjerëve, kemi kërkuar ndërhyrjen e të gjitha institucioneve relevante vendore për të zgjidhur këtë çështje./mszh/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit