Anëtarët e Kuvendit të Bashkësisë Islame të Kosovës, kanë zgjedhur pasardhësin e të shkarkuarit një javë më parë, Xhabir Hamiti, në krye të këtij institucioni. Fadil Hasani, është zgjedhur kryetar i kuvendit të BIK-ut, ndërsa nënkryetar Agim Hyseni. Kështu kanë thënë, në kushte anonimiteti anëtarë të Kuvendit, pasi që kjo mbledhje ka qenë tërësisht e mbyllur për media.
Anëtarët e Kuvendit të BIK-ut kanë thënë se për rrjedhën e mbledhjes do të njoftohen vetëm nëpërmjet një komunikate shtypi. Ndonëse nuk është bërë e ditur, të gjithë anëtarët e Kuvendit pritet të votojnë edhe për ndryshimet e Kushtetutës së BIK-ut, përmes së cilës do t‘i mundësohet myftiut të tashëm të Kosovës, Naim Tërnava, rikandidimi edhe për një post në krye të BIK-ut./ind/kohaislame