8.4 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Bien shpenzimet për vitin e ri në Kosovë

Më të lexuarat

Me një trend gjithnjë e në rritje përgjatë viteve të kaluara, shpenzimet e familjeve kosovare për festën e vitit të ri kanë filluar të bien në dy vitet e fundit.

Në bazë të një hulumtimi të UBO Consulting e cila ka realizuar një anketë në lidhje me nivelin e shpenzimeve dhe peshën e vitit të ri në familjet kosovare, vërehet një zbehje e interesimit dhe një ulje në shkallë e nivelit të shpenzimeve dhe hargjimeve të familjeve kosovare për fundvit.

Niveli maksimal i shpenzimeve për festën e vitit të ri, u shënua në vitin 2019, vit ky në të cilin familjet kosovare në ditët e fundit të vitit shpenzuan gjithsej 36.1 milion euro. Në vitin paraprak 2018, shpenzimet arritën nivelin e 34.2 milion euro. Ndërkohë që rënja e trendit rritës, për herë të parë në vitet e fundit ndodhi në vitin e kaluar 2020, ku nga 36.1 milion euro shpenzime totale, hargjimet për vitin e ri pësuan rënje për rreth 4 milion euro.

Ndërkaq në vitin që sapo lam pas, shpenzimet e familjeve në Kosovë ranë edhe më shumë. Këtë vit, familjet kosovare për ditët e fundit të dhjetorit 2021 shpenzuan gjithsej 29.7 milion euro, rrjedhimit rreth 7 milion euro më pak sesa kulmi i shpenzimeve i regjistruar në vitin 2019.

Sa i përket shpenzimeve mesatare të një familje kosovare për festen e vitit të ri, ato kanë rënë nga 158 euro sa ishin mesatarisht në vitin 2018, në 139 euro për familje në vitin 2020.

Orientimi më i lartë i këtyre shpenzimeve të vitit të ri është në ushqim me 63%. Pastaj në blerjen e dhuratave me 13% e pasuar nga shpenzimet në dekorime dhe fishek-zjarre me 11% dhe në mbrëmjet muzikore me 4%.

Periudha e blerjeve më të mëdhaja, ështe e regjistruar në datat nga 25 deri 31 Dhjetor me gjithsej 83%, ndërsa nga data 15 deri me 24 Dhjetor me 13%. /Ekonomia Islame/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit