Dje ka rënë nga sistemi blloku A 3 i Korporatës Elektro Energjetike të Kosovës. Gazeta Tribuna ka mësuar se nga sistemi ka rënë sot edhe B1 dhe tash për tash në KEK janë duke u prodhuar vetëm 400 megavat, ndërsa konsumi është 700 megavat, që pjesa tjetër pritet të sigurohet nga importi. Në punë janë vetëm blloku A4 që prodhon 139 megavat dhe B2 që prodhon 258 megavat./GT