0.8 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

BIEN NË GRACKË

Më të lexuarat

Goran Arsiq dhe Novica Zhiviq janë arrestuar nga Policia e Kosovës. Ata dyshohet se kanë kërcënuar dhe rrahur disa serbë të fshatit Grackë të Lipjanit. Ata po tentonin t’i bindin serbët që të dalin në zgjedhjet e 6 majit, por nuk ia dolën.

Kishte ardhur kinse për ta shikuar ndeshjen e futbollit ndërmjet të rinjve të fshatit.

Përveç ndeshjes, Goran Arsiqi të shtunën pasdite kishte shkuar në Grackë të Vjetër edhe për një qëllim tjetër.

Ai priti derisa përfundoi ndeshja për të biseduar me të rinjtë e fshatit.

U mundua t’i bindë ata për të dalë në zgjedhjet e Serbisë që mbahen më 6 maj.

I ashtuquajturi udhëheqës rajonal për Kosovën, madje tentoi edhe t’i blejë bashkëkombësit duke u ofruar edhe para./expres/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit