1.5 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

BIE NUMRI I AKSIDENTEVE ME FATALITET

Më të lexuarat

Numri i aksidenteve me dëme materiale në vend është rritur, ndërsa aksidentet me fatalitet kanë shënuar rënie, bëjnë të ditur autoritetet e rendit.

Sabrije Kamberi, zëdhënëse në Policinë e Kosovës, thotë se krahasuar me vitin e kaluar, këta muaj të vitit ka pasur përparime sa i përket kësaj çështjeje, raporton REL

“Në bazë të raportit që kemi, të dhënat flasin për atë se në muajt janar- prill  2011, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2012, kemi rënie për 13 .33 për qind në aksidente me fatalitet, mandej vdekje kemi rënie 20 për qind apo 20 persona më pak, ndërsa aksidente me lëndime kemi 1089 aksidente më pak apo 10. 70 për qind”

“Ndërkaq, aksidentet në përgjithësi, shënojnë rritje prej 9.89 për qind. Do të thotë se aksidentet me dëme materiale e kanë rritur këtë përqindje”, bën të ditur Kamberi.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit