1.1 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

BIE EKSPORTI I MALLRAVE ME VENDET E BE

Më të lexuarat

Shqipëria ka eksportuar më pak mallra në vendet e BE-së dhe vendet partnere tregtare gjatë muajit qershor duke thelluar deficitin tregtar. Tregtia me vendet e BE është 65.4 përqind ndersa partnerët kryesorë tregtarë vazhdojnë të jenë Italia dhe Greqia.

Tregtia me Italinë është 39.2 përqind, ndërsa me Greqinë është 7.6 përqind. Disa nga produktet që shënuar rritje në eksport janë: materialet e ndërtimit, prodhimet e drurit. Rritje në importeve u shënua për produktet ushqimore me 16.9 përqind.

“Në Qershor 2012 u eksportuan 17,672 miliardë lekë mallra, me ulje 8.7 përqind në krahasim me Maj 2012 dhe rritje me 9.4 përqind në krahasim me Qershor 2011. U importuan 46,026 miliardë lekë mallra me rritje 3.7 përqind në krahasim me Maj 2012 dhe ulje 1.3 përqind në krahasim me Qershor 2011. Defiçiti tregtar i këtij muaji është 28,354 miliardë lekë, duke shënuar një rritje prej 13.3 përqind krahasuar me muajin paraardhës dhe një ulje prej 7 përqind krahasuar me Qershor 2011″, tha Irsida Nurellare, specialiste tregtia me jashtë.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit