1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Biden njoftoi Erdoganin për një hap i cili mund të provokojë tensione të reja ndërmjet SHBA-së dhe Turqisë

Më të lexuarat

Presidenti amerikan Joe Biden i tha homologut të tij turk Rexhep Tajip Erdogan të premten se ai planifikon të njohë masakrën ndaj armenëve në vitin 1915 si një gjenocid, sipas një personi të njohur me bisedën.

Deklaratat nga Shtëpia e Bardhë dhe presidenca turke nuk e përmendën çështjen.

Megjithatë, siç shkruajnë mediat e huaja, përcjellë Telegrafi, telefonata u përshkrua nga personi në fjalë, si “e tensionuar”.

Bloomberg  ishte i pari që raportoi se Biden ia tha Erdoganit qëllimet e tij.

Sipas mediumit në fjalë, Biden pritet të përdorë fjalën “gjenocid” në një deklaratë të shtunën duke njohur Ditën e Përkujtimit të Gjenocidit Armen, duke e përmbushur një premtim nga fushata e tij presidenciale.

Siç vë në pah ky medium, ai do të ishte presidenti i parë i SHBA-së në 40 vjet që deklaroi publikisht se vrasjet masive gjatë viteve të fundit të Perandorisë Osmane ishin një gjenocid.

Shtëpia e Bardhë nuk e përmendi këtë çështje në një deklaratë në lidhje me telefonatën e Biden me Erdogan, i pari i presidencës së tij, duke thënë vetëm se Biden i tha udhëheqësit turk se ai ishte i interesuar në një “marrëdhënie dypalëshe konstruktive me fusha të zgjeruara bashkëpunimi dhe menaxhim efektiv të mosmarrëveshjeve”.

Ata ranë dakord të takohen gjatë një samiti të NATO-s në Bruksel në qershor, tha Shtëpia e Bardhë.

Por lidhjet midis Uashingtonit dhe Ankarasë janë përkeqësuar për vendimin e Turqisë për të blerë një sistem të mbrojtjes ajrore nga Rusia, i cili bëri që administrata e Donald Trump të vendosë sanksione të papara ndaj një anëtari të NATO-s.

Sidoqoftë, Turqia, e cila u bashkua me aleancën në vitin 1952, ka qenë një partner kryesor strategjik i SHBA-së në rajon, duke siguruar një urë për botën islamike dhe duke iu kundërvënë ambicieve ruse.

Megjithatë, shkruan më tej Bloomberg, fërkimet në rritje për një numër çështjesh, e kanë çuar atë të kërkojë një marrëdhënie më të ngushtë me Rusinë. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit