0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Biden mbështet regjimin shiit të Irakut kundër popullatës sunite në Falluxha

Më të lexuarat

Nënpresidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, ka folur në telefon me kryeministrin e Irakut, Nuri al-Maliki, për t’i shprehur mbështetje për përpjekjet e Bagdadit, për të rikthyer kontrollin e qytetit Falluxha.

Shtëpia e Bardhë ka thënë se Biden ka inkurajuar Malikin që të vazhdojë bisedimet me udhëheqësit lokalë, fisnorë dhe kombëtarë.

Të mërkurën, Maliki sërish u ka bërë thirrje luftëtarëve të grupit Shteti Islamik i Irakut dhe Levant që të largohen nga Falluxha ose do të përballen me sulme, e nëse popullata nuk i lufton vet atëherë edhe ata do të përballen me sulmet e ushtrisë dhe milicive shiite.

Tanket mbesin të vendosura përreth Falluxhas, gati për të sulmuar luftëtarët që kanë kapur pjesë të qytetit të banuar me shumicë sunite, javën e kalaur.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit