1.4 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

BFI, pritje për Kurban Bajram

Më të lexuarat

BFI i priti mysafirët që kishin ardhur me rastin e Kurban Bajramit. Shumë politikanë, përfaqësues të bashkësive tjera fetare, të pushtetit lokal, korit diplomatik, biznesmenë dhe përfaqësues nga sektori civil morën pjesë në këtë ceremoni tradicionale.

“Tek Allahu nuk arrin as mishi e as gjaku i tyre, konkretisht është fjala për kurbanet, por tek ai arrin devotshmëria juaj. Pra, sakrificë do të thotë dashuri, përkushtim ndaj krijuesit tonë, duke kultivuar dhe shprehur dashurinë dhe përkushtimin tonë. Pra, edhe kurbani si ritual, si akt fetar është produkt i një premtimi të sinqertë, e një dashurie të madhe, të shprehur ndaj Zotit të gjithëmëshirshëm. Dashuria dhe devotshmëria janë ato të cilat i kërkon krijuesi ynë nga ne, sepse vetëm me dashuri e devotshmëri ne përmbushim misionin tonë në këtë botë dhe jetë. Dhe misioni ynë është të kultivojmë bashkëjetesë, mirëqenie, paqe, tolerancë, të jemi të mbrojtjes, të përkushtuar, të asaj harmonie të madhe”- deklaroi kryetari i BFI-së, Reis Ulemaja H. Sulejman  ef. Rexhepi.
Kreu i BFI-së gjithashtu i bëri thirrje faktorit ndërkombëtar për sensibilizim, mobilizim dhe sakrificë sa më të madhe, për t’i u dalë në ndihmë refugjatëve në nevojë, duke siguruar kështu mirëqenie dhe qetësi shpirtërore njerëzve të cilët braktisin vendlindjet e tyre.
Kjo festë si një ndër më të rëndësishmet në kalendarin mysliman shënohet me sakrifikimin e kafshëve në emër të Zotit. Mishi i kurbanit sipas rregullativës islame duhet të ndahet në tri pjesë, për të varfrit, për të afërmit dhe fqinjët dhe pjesa e fundit për familjen. Në këtë ditë, tradicionale janë dreka e Bajramit dhe vizitat tek të afërmit dhe miqtë
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit