2.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Betimi në Kur’an, kongresmeni amerikan si shembull

Më të lexuarat

Keith Ellison është personi i parë muslimanë që ka hyrë në Kongresin amerikan. Kjo ka ndodhur në vitin 2007. Si kongresmen, në vend që betimin ta bëj duke vënë dorën mbi Bibël, ai kërkoi që një gjë të tillë ta bëntë mbi Kur’an.

Ekzemplari i Kur'anit të  Presindetit të tretë Amerikan, Thomas Jefferson.

Ai e bëri betimin duke vënë dorën mbi një Kur’an, 200 vjet të vjetër, pronar i të cilit ishte presidenti i tretë amerikan, Thomas Jefferson.

Është shënuar se Jefferson, që si student i drejtësisë, kishte ra në kontakt me libra që ia referonin Kur’anin. Ai shfaqte një dashuri të veçantë ndaj historisë dhe religjionit, kështu që shpesh orvatej ta pajtonte historinë me religjionin.

Konsideronte se Kur’ani, si nje Fjalë e Zotit, paraqiste burimin kryesor të së drejtës islame, me të cilën edhe vetë është marë.

Gjatë përpilimit të deklaratës së pavarësisë, Jefferson i është referuar shpesh religjionit dhe ka përdorur fjalën Zot, në vend të shprehjes Jezu Krisht, me gjasë për t’i përfshirë të gjitha bindjet fetare, duke dashur, gjithashtu, të tregojë se në shtetin e tij, fetë janë të barabarta.

Gjithashtu, tregohet se Jefferson kishte një interesim të theksuar për ta njohur më mirë Islamin, për kohën e atëhershme, një fe pak e njohur për Amerikën.

(Islampress)

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit