3 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Besnikëria e Jusuf Islam (ish Cat Stevens)

Më të lexuarat

Jusuf Islam ( Steven Demetre Georgiou – i njohur më parë si Cat Stevens) u lind në 21 korrik 1948 nga babai greko-qipriot i besimit ortodoks dhe nga nëna suedeze – baptiste.
Si fëmijë u dërgua ne shkollë katolike edhe pse prinderit nuk ishin katolik. Qysh si fëmijë tregoi interes të vecantë për muzikën , bleu një kitarë dhe filloi të shkruaj tekste muzikore.
Në vitin 1960 atëkohë Cat Stevens veç më kishte shitur 60 milion albume dhe kishte fituar shumë shperblime.

Në vitin 1976 Cat Stevens ishte duke notuar në ujrat e Malibu- California ne nje moment filloj të mbytet nga valët e detit , atëher Cat Stevens nxorri nga goja atë që ndoshta e shpëtoi – O Zot nëse më shpëton , un do të punoj për ty dhe në ato momente ndodhi mrekullia , valët pa pritur filluan ta nxjerrin Cat Stevens-in ne brigjet e Malibus dhe ai shpëtoi.
Cat Stevens i dha premtimin e tij Zotit , tani donte të ngele besnik ndaj fjalës së dhënë dhe kërko besimin e vërtet ai hulumtoi shum besime , por asgjë . Deri sa një ditë vëllau i tij i solli Kuranin nga Jerusalemi , Cat Stevens filloj të studioj Kuranin dhe si shumica e atyre qe kan lexuar Kuranin edhe Cat Stevens e gjeti veten e tij në Islam . Ai më parë nuk e kishte ditur se muslimanët besojnë ne 1 Zot , por kur lexoj Kuranin u bind në mrekullin e tijë.
Jusuf Islam , ne takimin e parë me Kuranin filloi ta hulumtoj atë , dëshironte të gjej nëse kishte gabime në Kuran , por nuk i gjeti , sikur që deri më tani askush nuk ka gjetur , sepse është perfekt , është libër i Allahut , krijuesit të gjithëçkas.

Në vitin 1977 Cat Stevens kaloj në Islam , në vitin 1978 ndërroi edhe emrin , mori emrin Jusuf Islam.
U martua në vitin 1979 me një grua muslimane dhe me të ka 5 fëmijë. Pas kalimit të tij në Islam , ai filloj të punojë për të mirën e muslimanëve dhe ashtu siç e dha premtimin PËR ZOT .
Jusuf Islam ngeli besnik ndaj premtimit të dhënë ai u largua nga muzika rok dhe filloj të këndojë ilahi dhe formoi shkolla e organizata me të cilat ndihmon nevojtarët në gjitha anët e botës.
Jusuf Islam ndihmoi edhe shqiptarët e Kosovës dhe muslimanët e Bosnjës. Shpesh ka vizituar edhe Kosovën. Në fakt un më parë nuk kisha ndëgjuar për këtë njeri , herën e parë e kam parë në Ngjyra Jete , një emision ne Radio Televizionin e Kosovës , më duket ishte viti 2002.
Dhe tani pasi që gjeta këtë video , ja po ua ofroj edhe juve të nderuar vllezër dhe motra , përcjellne me vëmendje këtë intervist me Jusuf Islam , personin qe gjeti shpëtimin e tij në Islam dhe që ngeli besnik ndaj Allahut.

Artikulli paraprak
Artikulli tjetër
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit