0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Besimi tek muslimanija, përçanë republikanët në SHBA!

Më të lexuarat

Ish-kandidatja republikane për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Michele Bachmann, është kritikuar të premten nga të gjitha anët, nga anëtarët e partisë së saj dhe nga analistë të njohur politikë, pasi ka vënë në dyshim besueshmërinë e muslimanes Huma Abedin, zëvendës/shefe e stafit dhe ndihmëse e parë e Sekretares së Shtetit, Hillari Clinton.

Bachmann, anëtare e Kongresit, e cila e drejton fraksionin ultrakonservator Tea Party brenda Partisë Republikane, e mbështetur edhe nga katër zyrtarë tjerë të lartë të krahur të saj, ka thënë se Abedin mund të jetë e lidhur me “Vëllazërinë Muslimane”, ndaj edhe duhet rishikuar “pastërtia” e saj.

Madje Bachmann, përmes një letre zyrtare, ka kërkuar që Abedin të hyjë në “testin e sigurisë”. Republikania ka thënë se babai i zonjës Abedin (i cili vdiq kur ajo ishte e re), nëna dhe vëllai i saj “janë të lidhur” me “Vëllazërinë Myslimane”. Ajo u bën thirrje inspektorëve përgjegjës për sigurinë në Departamentin e Shtetit të hetojnë ndikimin e supozuar të kësaj organizate muslimane në qeverinë amerikane të drejtuar nga presidenti Barack Obama.

Anëtarja e Kongresit, Bachmann, e cila më pas është bërë “horrë” edhe nga kolegët e saj republikanë, pyet në fund të kësaj letre se është e habitur se si ka arritur Abedin të bëjë “pastrimin” nga lidhjet që ka ajo dhe familja e saj me Vëllazërinë Muslimane”.

Menjëherë pas publikimit të kësaj latre kanë reaguar ashpër republikanët më në zë brenda partisë. Ata kanë thënë se deklaratat e Bachmann janë shpifje të pavlera ndaj një zonje amerikane të nderuar dhe të respektuar, pavarësisht se cilës fe i takon.

“Zonja Huma Abedin përfaqëson atë që është më e mira për Amerikën”, tha ish-kandidati për president në vitin 2008, senatoi republikan John McCain. “Ajo është e bija e emigrantëve, të cilët e kanë rritur, edhukuar dhe shkolluar në ketë vend dhe ka arritur në nivelet më të larta të qeverisë sonë mbi bazën e meritave të konsiderueshme të saj personale dhe angazhimit të saj, bindjeve ndaj idealeve amerikane që ajo mishëron në plotësisht”.

“Akuzat e koleges sime, Bachmann, janë mbeturina të llojit ‘dikush-tha-diçka’”, tha McCain duke përseritur se “këto akuza të pajustifikuara dhe të pabazuar ndaj një gruaje të ndershme, një amerikane të dedikuar dhe një shërbëtore besnike ndaj publikut duhet të dënohen pavarësisht se kush i thotë”, tha senatori republikan.

Të turpëruar nga deklarata e Bachmann dhe të nxitur nga vërejtjet e guximshëm të McCain, disa liderë republikanë, por jo të gjitha, kanë marrë guximin të hedhin poshtë jo vetëm deklaratën e ultra-konservatores, por edhe personalitetin e saj. Kështu, kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, John Boehner, ka deklaruar se Abedin ka “karakter të pastër”, dhe se “akuzat kundër janë të rrezikshme.

“Akuzat e zonjës Bachmann janë në traditën e pistë të disa politikaëve të kaluar që kanë lënë gjurmë të turpshme në historinë tonë, duke shpifur se rivalët e tyre janë aleatë me forcat e armikut. Taktikat e saj nuk janë më pak të shëmtuar se ato të paraardhësve të saj. Por falë Zotit, në Amerikën që kemi ndërtuar, ato janë me pak ndikim”, ka thënë Boehner.

I ashpër në kritikat e tij ka qenë edhe analisti i njohur politik, Wolf Blitzer. Ai tha se sulmet e Bachmann nuk ishin me vlerë. “Ishte me të vërtetë një gjë e tmerrshme për ta thënë. Ajo nuk është e parëndësishme. Ajo është një ligjvënëse. Ajo paraqet gati një milion njerëz nga Minesota. Çfarë do të thotë kjo?. Po, Abedin është një myslimane. Por herën e fundit kam kontrolluar, nuk kishte asgjë të paligjshme për të qenë një musliman/e në Amerikë. Ka miliona dhe miliona muslimanë/amerikanë që janë patriot”./almakos/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit