6.2 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

BESA – muslimanët të cilët shpëtuan hebrejët në Luftën e Dytë Botërore

Më të lexuarat

Norman Gershman është duke tubuar fotografitë dhe ngjarjet e muslimanëve algjerian dhe shqiptar të cilët strehuan hebrejët nga terrori nazist gjatë Luftës së Dytë Botërore. Atij shpesh i është paraqitur me habi pyetja se a me të vërtetë muslimanët kanë shpëtuar hebrejtët gjatë Luftës së Dytë Botërore, dhe se si mund të ketë ndodhur kjo?

Gershman në 5 vitet e fundit është duke tubuar historitë e shumë algjerianëve dhe shqiptarëve të cilët kanë dhënë strehim hebrejëve dhe i kanë shpëtuar ato gjatë Luftës së Dytë Botërore. Hulumtimi i tij ka filluar që kur ai ka parë fotografitë e shpëtimtarëve të hebrejëve që nuk janë hebre në një ekspozetë në New York. Gersham ishte habitur shumë kur kishte vërejtur në atë ekspozitë shumë emra të muslimanëve algjerian dhe shqiptar.

Hulumtimin e tij kishte vazhduar në Muzeun Jad Vashem të Jerusalemit, ku kishte gjetur akoma më shumë emra të algjerianëve dhe shqiptarëve. “Kam shëtitur Algjerinë dhe Kosovën, dhe kam takuar shumë hebre apo pasardhësit e tyre të cilët janë strehuar nga muslimanët” thotë Gershman.

Gershman kishte tubuar shuam foto lidhur me këto ndodhura, dhe kishte hapur një ekspozitë në Jerusalem dhe në New York lidhur me këto. Ndërsa tani ai ka botuar një libri dhe një dokumentari ku trajtohen muslimanët të cilët kanë strehuar hebrejët gjatë Luftës së Dytë Botërore “Jam shumë i gëzuar dhe i nderuar që do të kumtoj ngjarje të tilla gjithë botës” thotë Gershman.

“BESA – muslimanët të cilët shpëtuan hebrejët në Luftën e Dytë Botërore”

Gershman librin e tij e ka titulluar “BESA – muslimanët të cilët shpëtuan hebrejët në Luftën e Dytë Botërore. “Besa është një kod i thellë zakonor tek shqiptarët e cila inkorporon edhe besimin e shqiptarëve musliman, Besa do të thotë se kushdo që vjen në derën tuaj, ju jeni të obliguar të mbroni atë me çdo kusht, përveç zakoneve shqiptare dhe një gjë të tillë posedon edhe drejta zakonore algjeriane” tregon Gershman.

“Nuk ka asnjë provë se asnjë që dëshmon se muslimanët i kanë dorëzuar hebrejët okupatorëve nazist në viset shqiptare dhe në Algjeri, përkundrazi pas Luftës së Dytë botërore numri i hebrejëve në Algjeri është dhjetëfishuar. Algjeria eshët shtet i cili ka qenë nën okupimin nazist dhe ka strehuar hebrejët, ata aty janë strehuar, janë trajtuar si mysafirë, kanë marrë emra muslimane dhe kanë jetuar me muslimanët” thotë Gershman.

Gershman ka vërtetuar se Besa, pra mbajtja e premtimit për ndihmesë ndaj të dobëtëve, ka bazament Islame tek algjerianët. ” Algjerianët tregojnë se nuk ka Kur’an nëse nuk ka edhe besë, unë i pyesja ata se çka ju ka shtyre të bënë këtë, dhe se a ka diçka të tillë në Kur’an që ju ka obliguar në këtë drejtim, ndërsa ata thjeshtë shpresonin Xhenetin për ato vepra të bëra” thotë Gershman.

Gershan beson se trimëria e treguar nga algjerianët dhe shqiptarët është diçka e jashtëzakonshme “Këtu kemi të bëjmë me shpëtimin e mija jetërave, kjo dëshmon se në botë ka njerëz të mirë, edhe pse janë nga religjionet e ndryshme.

Gershman beson se këto ngjarje do të jenë një “shpullë” paragjykimeve ndaj muslimanëve në perëndim “Mesazhi im për perëndimin është se në botë ka njerëz shumë të mirë, dhe shumica e tyre janë musliman, nëse lexoni ngjarjet e tubuara nuk do të dyshoni më në mirësinë e këtyre njerëzve”

Sipas Gershman-it Islami nuk është siç pretendojnë perëndimorët “Islami për mua është sikur poezia, sikur shkenca dhe sikur bashkim me atë që është hyjnore, Islami është bukur” thotë Gershman

http://www.suffolk.edu/news/1982.php

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit