3.4 C
Pristina
Wednesday, December 18, 2024

Bernd Borchardt, shef i ri i EULEX-it

Më të lexuarat

Diplomati gjerman, Bernd Borchardt, do të jetë shefi i ri i EULEX-it. Ish-ambasadori gjerman në Tiranë pritet që javën e ardhshme të zyrtarizohet si shef i misionit më të madh të BE-së për sundimin e ligjit.

Ai do të marrë detyrën në fillim të janarit nga gjenerali francez Xavier Bout de Marhnac, duke ndërprerë kështu traditën që shefat e misionit të sundimit të ligjit të jenë nga Franca dhe personalitete me prapavijë ushtarake.

Borchardt është diplomat dhe vjen nga Gjermania, shteti që ka edhe kontributin më të madh në misionin e BE-së në Kosovë. Burime nga Brukseli kanë konfirmuar emërimin e Borchardt në pozitën e shefit ë EULEX-it, derisa kanë shpjeguar edhe për procesin relativisht të gjatë për gjetjen e pasuesit të Marnhacut, shkruan Koha Ditore.

Borchardt ka shërbyer në Kosovë gjatë kohës së luftës. Ai ka qenë zëvendësshef i misionit verifikues të OSBE-së që udhëhiqej nga William Walker.

Borchardt ka shërbyer edhe si ambasador i Gjermanisë në Shqipëri nga viti 2006 deri më 2007. /kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit