Gazeta gjermane ‘Frankfurter Allgemeine Sonntagszeitung’ citon burimet e inteligjencës në Gjermani të kenë thënë se numri i njerëzve të vrarë në lindje të Ukrainës është gati dhjetë herë më i madh se shifrat zyrtare.
Sipas gazetës, atje janë vrarë rreth 50,000 njerëz prejse ka nisur konflikti i armatosur midis forcave qeveritare dhe rebelëve pro-rusë, në prill të vitit 2014.
Kjo shifër është dramatikisht më e lartë se të dhënat që kanë ofruar Kombet e Bashkuara.
Sipas OKB-së, në luftime janë vrarë afro 5,400 njerëz.
Inteligjenca gjermane është cituar të ketë thënë se këto shifra janë “shumë të ulëta dhe jo të besueshme”.