Në samitin e i NATO-s, që nisi sot Ҫikago, delegacioni shqiptar kryesohet nga Kryeministri Sali Berisha dhe nё përbërje të tij janë Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Edmond Haxhinasto, Ministri i Mbrojtjes, Arben Imami dhe zyrtarë të tjerë të lartë.
Gjatё pritjes zyrtare të kryetarëve tё shteteve dhe qeverive, nё McCormick Place, kryeminsitri Berisha u prit nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Anders Fogh Rasmussen dhe Presidenti i SHBA-sё Barack Obama,.
Mё pas, Berisha mori pjesё nё sesionin e hapjes së mbledhjes së Këshillit të Atlantikut të Veriut (NAC). Para nisjes së tij, u përkujtuan me njё minutё heshtje ushtarakët e NATO-s të rënë në krye të detyrës, gjatë operacioneve të Aleancës. Mbledhja e NAC u hap me fjalën e Sekretarit tё Përgjithshëm tё NATO-s Rasmussen dhe fjalёn pёrshёndetёse tё Presidentit Obama./BS/kohaislame