0 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Berisha reagon ndaj masakrës në Egjipt

Më të lexuarat

Të dashur miq, ditë të zeza për popullin mik egjiptian. Junta ushtarake e Kajros kreu një masakër të vërtetë ndaj protestuesve paqësor.

Kjo masakër, në të cilën u ekzekutuan qindra e ndofta mijëra protestues deshmon fytyren e vertete te juntes puqiste qe u instalua në Kajro pas përmbysje së presidentit të zgjedhur me votën e lirë të qytetarëve egjiptian. Këto zhvillime tragjike dëshmojnë se bashkëpuntorët e afërt të Mubarakut po rikthejnë me gjak dhe hekur regjimin e tyre barbar.

Shqiptarët, qe kane tek egjiptianë një komb mik, ndjekin me dhimbje dhe të shokuar zhvillimet në këtë vend.

Duke dënuar me ashpërsinë më të madhe maskrat e juntes ushtarake te Kajros ndaj popullsisë civile, qeveria shqiptare bënë thirrje për një qëndrim ndërkombtar të koordinuar të vendosur për të ndalur dorën e masakrës ndaj qytetarëve nda gjeneralët puqist që po zhysin vendin në luftë civile dhe kaos si dhe për të rivendosur dialogun midis forcave politike kryesore të vendit./S.B./kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit