4.4 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

BERISHA PRITI MINISTRIN E KOSOVES NENAD RASIC

Më të lexuarat

Kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha priti në takim Ministrin e Punës dhe të Mirëqenies Sociale të Kosovës zotin Nenad Rasic.

Kryeministri Berisha i uroi mirëseardhjen ministrit Rasic dhe shprehu vlerësimin e tij për zotin Rasic dhe Partinë e Pavarur Liberale për kontributin e tyre në forcimin e marrëdhënieve ndërmjet komuniteteve në Kosovë.

Ministry Rasic konsideroi vizionar qëndrimin e kryeministrit Berisha në lidhje me pakicat në Kosovë dhe kontributin financiar të qeverisë shqiptare për projektet e komunës së Gracanicës. ai theksoi se qëndrimi i kryeministrit Berisha dhe qeverisë shqiptare dhe kjo ndihmesë janë një shembull shumë pozitiv për zhvillimin e marrëdhënieve midis komuniteteve etnike në rajon.

Kryeministri nga ana e tij e falenderoi ministrin Rasic për mundësimin e këtij kontributi modest si dhe shprehu kënaqësinë që komunat e reja në Kosovë po funksionojnë. Ai nënvizoi se Ballkani është i mbushur me minoritete dhe është detyrim absolut i mazhorancave t’i respektojnë ato si një kusht për paqen dhe stabilitetin në rajon dhe se zhvillimi dhe konsolidimi i tolerancës, në cdo formë të saj, është një faktor shumë i rëndësishëm për të ardhmen e tij.

Në kuadër të bashkëpunimit midis Shqipërisë dhe Kosovës, Kryeministri theksoi se kriza që ka përfshirë Evropën dhe botën i ka rrënjët edhe në tregun e punës. Shqipëria dhe Kosova kanë avantazh fleksibilitetin e tregut të tyre të punës, u shpreh kryeministri. Ai theksoi se ka shumë rëndësi zhvillimi dhe reformimi i këtrij tregu me qëllim mundësimin e zhvillimit ekonomik.

Zoti Rasic falenderoi kryeministrin Berisha për vizionin e tij në këtë drejtim dhe ndau të njëjtat qëndrime në lidhje me reformat që duhen ndërmarrë në këtë drejtim. Ai e njohu Kryeministrin me iniciativat e përbashkëta me Ministrinë e Punës, Cështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta për zhvillimin e instrumentave që do të krijojnë fleksibilitet në tregun e punës midis Shqipërisë dhe Kosovës, rrisin bashkëpunimin në kuadër të zhvillimit ekonomik dhe krijimin e kapaciteteve të përbashkëta trajnuese profesionale.

Kryeministri Berisha duke theksuar nevojën për forcimin e arsimit profesional i shprehu mbështetjen e plotë ministrit Rasic për zhvillimin e bashkëpunimit ndërmejt dy vendeve.TRT/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit