3.8 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Berisha ndërkombëtarëve: 100 vjet më parë na ndatë padrejtësisht

Më të lexuarat

Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, në fjalën e mbajtur në punimet e Ndërkombëtares së Demokratëve të Qendrës, që u zhvillua në Romë, është shprehur se e gjitha bota duhet të mësojë nga Shqipëria sa i takon tolerancës fetare.

“Unë besoj se kombi im mund të jap shembuj të mirë në një prej çështjeve më të ndjeshme të kësaj kohe”, tha Berisha.

Duke marrë shkas nga protestat në të gjithë botën islame për shkak të filmit “Pafajësia e myslimanëve”, kreu i qeverisë tha: “Imamët në Shqipëri ishin të pakënaqur, por ata i bënë thirrje ndjekësve të tyre, në respekt të profetit të adhuruar Muhamed, të japin gjak për fëmijët talasemik, të sigurojnë libra falas për të rinjtë, për t’i edukuar më mirë”.

Berisha nënvizoi se Shqipëria sot kryeson institucionin më të vjetër demokratik në Evropë, Këshillin e Evropës dhe motoja është “Të bashkuar në diversitet”, me të cilën do të ndihmojë për afrimin e vendeve arabe me KiE-në.

Kreu theksoi po ashtu se 100 vjet më parë ndërkombëtarët i shkaktuan një dëm të jashtëzakonshëm duke copëtuar territorin e saj.

“Jam krenar që ju drejtohem sot, sepse ky është një vit i veçantë për vendin tim, viti i 100 vjetorit të pavarësisë sonë. Pavarësia e Shqipërisë u shpall 100 vite më parë, por ai ishte gjithashtu një vit vendimesh të tmerrshme për ndarjen më të padrejtë të territoreve shqiptare, që i shkaktuan një humbje të madhe vendit tim: vështirësi, diktaturë, pushtime”, tha kryeministrit shqiptar.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit