Kryeministri Sali Berisha ka vizituar studentet e plagosura të shtruara në Spitalin Ushtarak në Tiranë, ndërsa ka konfirmuar se gjendja e tyre paraqitet e mirë, me përjashtim të dy prej tyre, që për shkak të plagëve të marra, po përballen me vështirësi të mëdha.
Berisha konfirmoi gjithashtu se ministri i shëndetësisë i është drejtuar klinikave jashtë vendit, të cilat nëse do të japin dritën jeshile do të behët nisja e menjëhershme e dy vajzave që janë në gjendje të rënduar shëndetësore.
“Duke ju uruar të gjitha vajzave të plagosura rëndë në këtë aksident ndër më tragjikët në historinë e vendit, shpreh bindjen se çdo shqiptar kudo që është lutet për to, lutet që ta kalojë këtë gjendje shëndetësore, sikundër i garantoj prindërit, familjarët se qeveria do të bëjë gjithçka çka mund të bëjë mjekësia për tu dhënë atyre ndihmën më të specializuar.”- tha Berisha, raporton Panorama.
Kryeministri ka shprehur mirënjohje për banorët e të gjithë zonës së bregut për ndihmën e parë që kanë dhënë pas aksidentit si dhe për të gjithë spitalet dhe grupet mjekësore që janë përshirë në këtë situatë emergjente./koha/kohaislame