3.4 C
Pristina
Thursday, November 28, 2024

Berisha dëshmon në Prokurori. Ish-kryeministri: Meta të japë dorëheqjen

Më të lexuarat

Nga dëshmia e Sali Berishhës në Prokurorinë e Krimeve të Rënda nuk mund të mësohet asgjë, tani për tani. Vetë zoti Berisha iu përmbajt sekretit hetimor. 
 
Doshi ende në Prokurori, Frroku largohet pa dhënë deklarataTom Doshi në Top Story: Për atentatin më njoftoi Mark FrrokuFrroku rrëzon Doshin: S’e kam njoftuar për asnjë atentatKrerët e shtetit në radhë për të dëshmuar“Thelbi i dëshmisë nuk dekonspirohet në mënyrë absolute nga unë. Unë jam besnik i ligjit”, tha Berisha. 
 
I thirrur në cilësinë e personit në dijeni për ngjarjen, siç ka pohuar në Parlament, zoti Berisha mohoi të ketë lidhje me personat e përfshirë. Ajo që kërkoi me këmbëngulje për të ndihmuar hetimin ka qenë dorëheqja e kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta. 
 
“Të mos ulet para prokurorëve si “zoti kryetar”, por të ulet si një njeri që është akuzuar dhe që do të mbrohet të shpjegojë gjithçka. Kjo ishte akuza më e rëndë e 24 viteve të fundit. Akuzë si kjo nuk është bërë në 24 vitet e fundit dhe e konsideroj zbardhjen e saj si një kusht themelor për paqen e këtij vendi”, deklaroi Berisha. 
 
Ish-kryeministri dënoi si anti-kushtetuese dhe anti-demokratike atë që e cilësoi si fshehje për 6 muaj të denoncimit të skenarit për vrasjen e dy deputetëve nga drejtuesit me të lartë të qeverisë. 
 
“Nuk mundet kurrë që një kryeministër të informohet se ka pasur një tentativë vrasjeje për deputetin e tij, të mos kërkojë menjëherë ndihmën dhe të adresojë në prokurori çështjen për ta zbardhur, por donte ta zbardhte me Tahirin e partisë, donte ta bënte Tahirin kryehetues dhe kryegjykatës dhe në fund Tahiri tha se, Bami im është i pafajshëm. Nuk ka asnjë skenar, janë fakte, apo jo? Kurse Rama vetë tha se është një aktor”, u shpreh Berisha. 
 
Ish-kryeministri Berisha përfitoi nga rasti t’u bënte thirrje qytetarëve që të protetsojnë të enjten në Tiranë kundër qeverisë, që sipas tij po ushtron presion mbi drejtësinë dhe po shkatërron themelet e lirisë. 
 
“Dhe prej guri po të ishin prokurorët, që nuk janë gur por janë njerëz si ne, me një presion të tmerrshëm dhe manipulime të paimagjinueshme, duke patur në bllok kryeministrin, kryetarin e Parlamentit dhe kryepolicin, atyre iu vështirësohet puna në shkallë ekstreme. Ndaj dhe sovrani  vjen këtu më 12 mars, në protestën më të fuqishme të Shqiptareve, për të mbështetur dhe për t’i hapur rrugën drejtësisë”, shtoi Berisha. / Top Channel
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit