Një 29-vjeçar i identifikuar si Raffaele Arcella ka humbur jetën për shkak të një ndërhyrjeje që kishte kryer për të humbur peshë në një klinikë në Ottaviano, në provincën e Napolit.
Pas fillimit të Marsit kur ishte kryer operacioni, kushtet e tij shëndetësore u përkeqësuan papritmas, ndërsa mjekët vendosën që ta fusnin në një operacion të dytë për shkak të problemeve me frymëmarrjen.
Duke parë se gjithçka po shkonte keq, i riu u transferua me urgjencë në Spitalin Policlinico të Napolit dhe u mbajt nën kujdesin intensiv të mjekëve.
Edhe pse u krye një operacion u tretë të shtunën pasdite Raffaele, 29 vjeç, nga Caivano, vdiq.
Rafaele la pas gruan dhe një djalë gjashtëvjeçar, ndërsa rasti i tij ka marrë mjaft bujë në mediat e vendit fqinj.
Prokurori i Nolës ka vendosur të hapë një hetim për këtë çështje, që mund të hedhë dritë mbi shkaqet e sakta të vdekjes: të përcaktojë nëse ajo ishte si pasojë e gabimeve njerëzore, apo nëse Rafaeli vdiq për shkak të një fati tragjik. /F.W