0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Berat Buzhala dhe Refugjatet nga lindja

Më të lexuarat

Berat Buzhala ne nje status te tij ne Facebook paska thene qe e paska te veshtire -eshte krejtesisht e pakuptueshme, jane fjalet e tij me i kuptu disa gjera rreth refugjateve qe vijne nga Lindja, sidomos atyre sirian. Une do ta ndihmoj t’i kuptoje vetem dy a tri gjera:

1) Qysh eshte e mundur, qe ajo pjese e botes, qe aq shume e urren kulturen Perendimore, e ne anen tjeter aq shume e deshiron?» Ajo pjese e botes (ky eshte nje nje gjeneralizim i tmerrshem shoku Buzhala) NUK e urren kulturen Perendimore (per cilen kulture Perendimore e ke fjalen?) e as qe e deshiron aq shume sa po pretendon ti. Ata thjeshte jetojne jeten e tyre, bejne plane kur kultura Perendimore dhe jokultura politike lindore diktatoriale i le te bejne plane per nje jete ma te mire per femijet e tyre, inkuadrohen ne politike kur gjejne ndonje hapesire lirie, flene neper burgje me dekada duke e mbrojtur lirine qe u eshte ndaluar, e dojne dhe e urrejne njeri tjetrin, shkruajne romane, editojne libra dhe revista, rrine neper kafene, bejne shaka, shkojne ne universitete, udhetojne neper bote kur u jepet mundesia, jane fetare dhe ateiste, demokrate dhe liberale, marksiste dhe islamiste, bejne dashuri me grate dhe te dashurat e tyre, kane ligje te mira dhe te keqija, jane mendjehapur dhe mendjengushte, te shkolluar dhe analfabet, te pasur dhe te varfer, te moralshem dhe te pamoralshem, mendojne ndoshta ndonjehere per Europen dhe Ameriken, por jo aq shume sa ne menyre kolektive ta urrejne kulturen Perendimore: ne fakt kur mendojne per kulturen Perendimore zakonisht mendojne mire per te, e admirojne perparimin e saj shkencore dhe teknologjik, por sidomos e admirojne respektimin e te drejtave te njeriut ne perendim dhe kerkojne kembengulshem qe shtetet e tyre te behen sa me perendimore ne kete kuptim (a ka nevoje te theksohet qe kerkimi i tyre strehe ne kulturen Perendimore deshmon se ata nuk e urrejne kulturen Perendimore, perkundrazi!) por e urrejne politiken e jashtme kolonizuese te vendeve Perendimore. Kjo qe ti po e thua ketu eshte iluzion, mit, dhe paragjykim orientalist i paster; ti operon pra me disa koncepte te vjetra te orientalizmit Europian qe ne Europe sot vetem racistat dhe ksenofobet i perdorin. A thua c’na thote kjo per ty? Kjo pjese e botes ka pasur fatin e keq te kolonizohet nga kultura Perendimore (koncept plotesisht inkoherent) qe pastaj kur jane debuar nga keto vende kane instaluar dhe permbajtur regjimet diktatoriale, sikur qe jane duke i mbrojtur dhe permbajtur edhe sot e kesaj dite (Sisi i cili edhe pse ka nje rekord te tmerrshem te shkeljeve te te drejtave te njeriut kultura Perendimore se thote as edhe nje fjale kunder tij.

 

2) Qysh mund te jete toke e premtuar, toka qe ti assesi nuk deshiron te integrohesh brenda saj?» Eh po tani me duhet te ta them troc, a? Kjo ketu eshte nje budallik shume i madh. E di pse eshte budallik kaq i madh? Sepse cdokush me krejt pak njohuri per ate pjese te botes duhet ta dije cili vend eshte „toke e premtuar” dhe se sa i kontestuar ky emertim eshte. Eshte cudi qe nga kjo pjese e botes qe na vijne lajme cdo dite, kjo gje te paska ikur. Besoj qe je i keqinformuar. 3) „Ose, pse te tjera vende, mjaft te pasura financiarisht, e me kultura shume me te peraferta, nuk i kane hapur dyert e tyre, per vellezerit e tyre?” Ketu ke te drejt. Vertete keto vende te pasura kane nje gjuhe dhe fe te perbashket por ketu edhe perfundon cdo ngjashmeri. Sirianet jane shume, shume me afer kultures turke dhe asaj ballkanike sesa asaj te Arabise Saudite. Por ska lidhje kjo, une pajtohem me ty, se keto vende kane deshtuar ne plotesimin e obligimeve te tyre morale dhe njerezore qe i kane ndaj refugjateve. Keto vende jane te pasura, por vetem aq. Por fakti qe refugjatet nuk drejtohen kah ata por ne drejtim te Perendimit tregon se ata nese e urrejne dike i urrejne pikerisht keta arabe te pasur ne xhepa por te varfur ne koke. Kesaj radhe kaq.”

– Sead Zimeri

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit