8 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Beqiri: Qeveria po kërkon ndarje të bashkëfajësisë

Më të lexuarat

Lidhja Demokratike e Kosovës nuk ka ndryshuar qëndrim sa i përket bisedimeve politike me Serbinë dhe marrëveshjes që e bëri Atifete Jahjagën kryetare të Kosovës. Sekretari i përgjithshëm i kësaj partie, Ismet Beqiri, ka deklaruar se janë kundër bisedimeve me Serbinë dhe krijimit të Ekipit të Unitetit për t’i zëvendësuar institucionet. “Qeveria po kërkon ndarje të bashkëfajësisë, por ne i kemi thënë jo me LDK-në. Thaçi është udhëheqës i Qeverisë dhe le të marrin përgjegjësinë”, ka thënë Beqiri. Se çfarë do të bëjë LDK-ja sa i përket reformave kushtetuese dhe zgjedhore, ai ka thënë se pa u respektuar marrëveshja kjo parti nuk përkrah këto reforma. Nga ana tjetër, Ismet Beqiri gjithashtu ka kritikuar Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit se ka bërë diskriminim në baza partiake kur i ka ndarë 1 milion e 100 mijë euro për stadiumet dhe fushat sportive në disa komuna të Kosovës, duke diskriminuar komunat e tjera. Zyrtari i lartë i LDK-së ka kritikuar se mbi 85 për qind e parave të kësaj shume Ministria e udhëhequr nga Memli Krasniqi i ka ndarë vetëm për ato stadiume që drejtohen nga PDK-ja, ndërsa asnjë cent nuk do të investohet në Stadiumin e Prishtinës.koha/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit