Mandatari i Qeverisë së Serbisë, Ivica Daqiqi deklaroi të hënën se është i gatshëm të bashkëpunojë me Kuvendin e Vojvodinës dhe vlerësoi se nevojitet zgjidhje e problemeve, e jo të krijohen konflikte.
“Nuk do të lejoj që artificialisht të krijohet mendimi se autonomia e Vojvodinës është rrezikuar. Nëse dikush rrezikon, rrezikon pushteti i Partisë Demokratike. Nuk e kemi zgjedhur ne Gjykatën Kushtetuese”, tha Daqiqi për gazetarë në Suboticë pas takimit me udhëheqësin e Lidhjes së Hungarezëve të Vojvodinës.
Në pyetje për paralajmërim të liderit të Ligës Socialdemokratike të Vojvodinës, Nenad Çanak se do të internacionalizoj çështjen e Vojvodinës, Daqiqi tha se nuk duhet keqpërdoret çështja e Vojvodinës.kohaislame