1.1 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Beogradi emëron shefin e zyrës për Kosovën

Më të lexuarat

Këshilli kryesor i Partisë Përparimtare Serbe e ka emëruar kryetarin e Lëvizjes Socialiste, Aleksadër Vulin, në postin e shefit të Zyrës për Kosovën.

Marko Gjuriq, këshilltar i kryetarit të Serbisë, Tomisllav Nikoliq, konfirmoi se Vulin do të jetë në krye të Zyrës për Kosovën.

Sipas burimeve të gazetës serbe “Danas”, ditëve të fundit, propozimi është ndërruar disa herë, raporton QIK-u. Kandidat i socialistëve ka qenë sekretari shtetëror në Ministrinë për Kosovën, Zvonko Steviq, ndërsa PPS-ja ka pasur parasysh kryetarin (paralel) të komunës së Mitrovicës, Kërstimir Pantiq, dhe Aleksadër Vulinin, lider i Lëvizjes Socialiste, e cila është partner i koalicionit me PPS-në.

Aleksandër Vulin është njëri prej themeluesve të JUL-it të bashkëshortes së Millosheviqit, Mira Markoviq, ku ishte zëdhënës, si dhe zëvendës i kryetares së Drejtorisë së JUL-it./koha/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit