11.2 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

Beograd: 11 shqiptarë dënohen me 116 vjet burg, 6 lirohen

Më të lexuarat

Njësia për krime të luftës e Gjykatës së Lartë në Beograd, i ka dënuar sot 11 shqiptarë, për të cilët thuhet se ishin pjesëtarë të UÇK-së nga Gjilani, me 10 e deri në 15 vjet burgim.

Gjashtë të akuzuar të tjerë nga autoritetet e Serbisë, janë liruar nga akuzat për krime të luftës ndaj civilëve në Gjilan, në vitin 1999.

Siç raporton agjencia Beta, me 15 vjet burg është dënuar Samet Hajdari, me nga 13 vjet Ahmet dhe Nazif Hasani, me nga 12 vjet janë dënuar Selmon Sadiku, Burim Fazliu dhe Agush Memishi, ndërsa Faton Hajdari është dënuar me 10 vjet burg.

Mëtutje, Ferat Hajdari, Kamber Sahiti dhe Sadik Aliu, janë dënuar me nga tetë vjet, ndërsa Shefket Musliu, është dënuar me pesë vjet burg.

Musliu dhe Aliu janë në ikje.

Nga akuzat janë liruar Fazli Hajdari, Rexhep Aliu, Shaqir Shaqiri, Idriz Aliu, Ramadan Halimi dhe Shemsi Nuhiu.

Kryetarja e trupit gjykues, Snezhana Nikoliq Garotiq, tha se të dënuarit kanë kryer krime të luftës kundër popullatës civile.

Të akuzuarit ishin shprehur se nuk janë fajtorë.

Në Beograd sot shpallet vendimi gjyqësor për 17 shqiptarë të akuzuar

Gjykata e lartë për krime të luftës në Beograd, sot shpall vendimin gjyqësor për 17 shqiptarë të akuzuar si pjesëtarë të UÇK.
Ata ngarkohen për krime kundër civilëve serbë gjoja të kryera nga muaji qershor dhe deri në fund të muajit dhjetor të vitit 1999 në Gjilan.

Ata akuzohen se kanë keqtrajtuar deri në vdekje 80 civilë, prej të cilëve, sipas Prokurorisë së shteti të Serbisë, 34 ende figurojnë në listat e të zhdukurve.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit