Ish-deputeti i Partisë Socialiste të Shqipërisë, Ben Blushi, ka bërë publike partinë e tij të re.
Në një postim në faqen e tij në facebook ai ka bërë të ditur emrin e partisë dhe datën e fillimit të punës së saj.
“PROJEKTI YNË FILLON NË 1 NENTOR. ORA 18.00, AKADEMIA E ARTEVE,TIRANË”, ka shkruar ai në Facebook.
Partia e tij do të quhet ‘Lista e Barabartë’.
Ben Blushi u largua nga Partia Socialiste në shtator të këtij viti./Insajderi.