Mbrëmë në kryeqytetin e Belgjikës, Bruksel, është protestuar kundër vendimit të SHBA-ve për njohjen e Kudsit si kryeqytet të Izraelit
BRUKSEL (AA) – Mbrëmë në kryeqytetin e Belgjikës, Bruksel, është protestuar kundër vendimit të SHBA-ve për njohjen e Kudsit si kryeqytet të Izraelit, raporton Anadolu Agency (AA).
Një numër i madh i protestuesve të cilët me thirrje të grupeve palestineze të cilët jetojnë në Belgjikë dhe Luksemburg, u mblodhën përballë ambasadës së SHBA-ve në Bruksel, reaguan kundër vendimit të SHBA-ve për Kudsin.
Protestuesit brohoritën slogane “Liri për Palestinën”, “Rezistencë”, “Bojkotim ndaj Izraelit”, “Mos e zhvendosni ambasadën”, “Izraeli shtet terrorist”, “Bojkotim ndaj SHBA-ve”.
Protestuesit, të cilët shpalosën një flamur palestinez prej 20 metrash dhe fotografitë e presidentit Mahmut Abbas dhe të liderit palestinez Yaser Arafat, mbanin pankarta ku kërkuan lirimin e politikanëve palestinezë.
Në protestë u lexua një deklaratë me ç’rast thuhet se vendimi i SHBA-ve për Kudsin është në kundërshtim me të së drejtën ndërkombëtare dhe se është i papranueshëm.
Gjatë protestës një numër i madh i pjesëtarëve të policisë morën masa sigurie ndërsa rreth ambasadës amerikane në Bruksel u vendosën barrikada me tela me gjemba.