2 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Belgjikë, Gjykata e Apelit mbështet ndalimin e shamisë në shkolla

Më të lexuarat

Duke përmbysur një vendim të mëparshëm, Gjykata e Apelit e Belgjikës ka mbështetur ndalimin e mbajtjes së shamisë në dy shkolla në rajonin Flemish të vendit.

Në vitin 2018, prindërit e 11 studentëve ngritën një çështje kundër ndalimit të shamisë në bashkinë verilindore Maasmechelen dhe fituan çështjen.

Këtë gusht, një gjykatë në Tongeren po ashtu vendosi që vajzave që ndjekin mësimet në shkollat Atheneum Maasland dhe Nikola Tesla t’u lejohet të mbajnë shaminë pasi Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut detyron vendet evropiane të lejojnë të gjithë qytetarët lirshëm të praktikojnë fenë.

Por vendimi i sotëm nga Gjykata e Apelit në Antwerp vendosi të ndalojë mbajtjen e shamisë.

Shkolla të cilët studentet e sfiduan në gjykatë është e lidhur me një organ publik të quajtur “GO! Edukimi i Komunitetit Flemish”. Në vitin 2013, ky organ vendosi të ndalojë shamitë në të gjitha shkollat publike të lidhura me të në rajonin Flemish të Belgjikës./AA

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit