Një gjykatë belge ka gjobitur një burrë 65-vjeçar për shprehjet e tij të urrejtjes dhe raciste kundër muslimanëve në mediat sociale.
Sipas të përditshmes belge Le Soir, gjykata penale në qytetin Antwerp vendosi një dënim të kushtëzuar me burg prej 10 muajsh për 65-vjeçarin dhe e ngarkoi me një gjobë prej 800 eurove për shprehjen e urrejtjes në Twitter.
Përdoruesi i internetit 65-vjeçar, me nofkën Fidelio, u dënua për postimin me përmbajtje të dhunës eksplicite kundër muslimanëve, gjë që “e dëmton rendin shoqëror në Belgjikë bazuar në tolerancën dhe parimin e të drejtave të barabarta”.
Gjykata bëri të ditur se i dënuari është nga qyteti Antwerp dhe se ai nuk ka ndonjë dosje penale./AA