8.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Belgjikë, Gent lejon bartjen e shamive në administratën shtetërore

Më të lexuarat

Qyteti belg Gent ka shpallur të pavlefshëm ndalimin e bartjes së shamive nga ana e shërbyeseve shtetërore.

Shumica në kuvendin e qytetit, që përbëhet nga Partia Socialiste dhe Partia e Gjelbër, ka pezulluar vendimin e marrë në vitin 2007, i cili asokohe ishte sjellë nga partitë në pushtet, të cilat i përkisnin qendër së djathtë.

Në disa qytete belge ekzistojnë ndalesa të tilla. para dy viteve, Belgjika ndaloi bartjen publike të vellove që mbulojnë fytyrën e femrave.

Franca fqinje ndërkaq, që njihet si vendi me popullatën më të madhe myslimane në Europë, e sanksionon bartjen e shamive, duke nënvizuar se simbolet fetare nuk kanë vend nëpër shkollat franceze.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit