Kombëtarja e Belgjikës ka shënuar fitore ndaj Anglisë me rezultat minimal 0-1 në ndeshjen e tretë të vlefshme për Grupin G në Kupën e Botës “Rusia 2018”.
Belgjika ka arritur të marr edhe fitoren e tretë në grupet e Kampionatit Botëror duke kaluar tutje si lider i Grupit G, ndërsa pas tyre u radhitën Anglia, Tunizia dhe Panamaja.
Pjesa e parë e takimit ishte thuajse e barabartë nga të dyja skuadrat, por me belgët që krijuan diçka më shumë raste për gol, por pa arritur ta gjejnë cakun.
Rastet më të mira në 45 minutat e parë ishin ai i Michy Batshuayi (10′) dhe ai i Marouane Fellainit (27′), të cilët nuk arritën të përfundojnë në gol.
Në pjesën e dytë, përsëri u zhvillua lojë e barabartë, por belgët bënë diferencën duke gjetur edhe rrugën e rrjetës.
Zhvillohej minuta e 51-të e ndeshjes kur futbollisti me prejardhje shqiptare, Adnan Januzaj shënon një supergol për epërsinë 1-0, pasi më parë u asistua nga Youri Tielemans.
Deri në fund të ndeshjes, Anglia pati rastin më të mirë për të barazuar me anë të Marcus Rashford (66′), por anglezi humbi i vetëm përball portierin dhe ndeshja përfundoi me fitoren e belgëve me rezultat 1-0.
Belgjika luan me Japoninë që përfundoi në vendin e dytë në Grupin H, ndërsa Anglia ndeshet me vendin e parë e këtij grupi, Kolumbinë.