-0.8 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Bekim heroi: Danimarka shpërblen shqiptarin nga Kosova

Më të lexuarat

Mërgimtari kosovar, Bekim Çallaku, është shpërblyer në Danimarkë nga Fondi “Carneges” për heroizëm.
Ai është futur në mesin e dhjetë personave në Danimarkë, që gjatë vitit 2014 kanë bërë vepra heroike, e për të cilat janë shpërblyer nga ky fond. Bekimi është shpërblyer me 20 mijë kruna daneze (2600 euro).

Lajmin për portalin koha.net e ka dërguar një lexuese nga Danimarka, që ka përkthyer këtë lajm nga faqja zyrtare e fondit shpërblyes ku përshkruhet dhe arsyetohet shpërblimi për heroizmin e Çollakut.

“Më 11 gusht 2014, ditë e hënë, Bekimi ishte në vozitje e sipër me automobilin e tij në rrugën Mågevej dhe Tornsagervej, në pjesën veriperëndimore të Kopenhagës, kur ai pa një njeri që ishte mbërthyer mbi një grua duke e therur atë në kokë dhe në qafë me një thikë kuzhine. Pranë gruas ishte i shtrirë edhe një fëmijë po ashtu i therur me thikë”, thuhet në këtë përshkrim. “Bekim Çallaku ndalon automobilin e tij del dhe vrapon në drejtim të njeriut për ta ndalë në sulmin mbi gruan. Fillon kacafytja dhe njeriu fillon ta sulmojë edhe Bekimin me thikë. Bekimi mbizotëron mbi njeriun e armatosur me thikë duke e goditur atë. E gjitha përfundoi me sukses falë arritjes së ndihmës së dëshmitarëve dhe policisë”, thuhet më tej aty.

Humaniteti i Çallakut nuk përfundon me kaq, pasi ai ka vendosur që parat e fituara nga shpërblimi t’ua shpërndajë mbi 50 familjeve në gjendje të rëndë ekonomike-sociale në vendlindjen e tij, në Kaçanik, me nga një shportë ushqimore me vlerë prej 50 euro.

Bekimi jeton në Herlev të Danimarkës, është i martuar dhe ka tre fëmijë./telegrafi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit