1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Bëhu Thirrës!

Më të lexuarat

Përgjegjësia e secilit besimtar për transmetimin e daves tek jomuslimanët

Përgjegjësia për të thirrur në fenë e All-llahut dhe transmetimin e kësaj feje tek të gjithë njerëzit nuk është monopol i një bashkësie, apo shoqate apo e një shteti. Ajo është një përgjegjësi e të gjithëve, është përgjegjësi individuale, organizative dhe shtetrore.

Në këtë punim, me ndihmen e All-llahut të madhëruar, do të sqaroj disa udhëzime mbi përgjegjësin e secilit besimtar ndaj davetit islam, që ta bartin deri tek jomuslimanët, në këto pika:

1. Njohja e rëndësisë së davetit, vlerës dhe obligueshmërisë së tij
2. Përgaditja e vetës për davet
3. Marrja pjesë në organizatat për davet dhe përpjekja për financim
4. Thirrja në mënyrë individuale dhe të ndihmuarit e të tjerëve për të bërë davet

1. Njohja e rëndësisë së davetit, vlerës dhe obligueshmërisë së tij

Vërtetë një musliman duhet ta njoh rëndësinë e davetit dhe nevojën e madhe të njerëzve që kanë për shpëtim në këtë dunja dhe në Ahiret. Gjithashtu ai duhet ta dije vlerën e davetit dhe ta ketë parasyshë mirësinë dhe sevapin e madh që All-llahu i Madhëruar u ka premtuar thërresve në Islam.

All-llahu i Lartësuar thotë:

وَمَنْ أَحْسَنُ قَوْلًا مِّمَّن دَعَا إِلَى اللَّهِ وَعَمِلَ صَالِحًا وَقَالَ إِنَّنِي مِنَ الْمُسْلِمِينَ

“Kush është më fjalëmirë se ai që fton drejt Allahut (në Fenë e Tij, në Islam), që punon mirësi e drejtësi dhe thotë: “Unë jam nga Muslimanët?” [Fussilet, 33]

Thotë Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem]: “Kush thërret në një udhëzim ka sevape sikur të atyre që e pasojnë atë duke mos u pakësuar atyre asgjë nga shpërblimi. E kush thërret në një devijim ka gjynahe sikur të atyre që e pasojnë duke mos u pakësuar atyre asgjë nga gjynahet.” [Muslimi, 6504]

Besimtari kur të bindet për këtë shpërblim madhështor dhe se sevapi i tij do të jetë poaq sa sevapi i atyre që e pasojnë dhe praktikojnë udhëzimin e tij dhe ky shpërblim nuk ndërpritet me vdekjen e tij dhe atij do t’i shkojnë sevapet deri në Ditën e Gjykimit, padyshim se do të jetë i interesuar të bëjë davet në çdo mënyrë dhe kohë.

Sa keqardhje duhet të jetë për muslimanët kur i shohin jomuslimanët që thërrasin në fenë e tyre të kotë dhe bëjnë përpjekje të madhe për ta shpërndarë tek njerëzit përmes shoqatave humanitare krishtere dhe shoqata të tjera, të cilat u ofrojnë njerëzve shërbime që kanë nëvojë.

Si shëmbull: Në Sh.B.A. në vitin 1994, 95,2 milion përsona kanë punuar vullnetarisht dy deri në katër orë në javë, që korrespondon të kenë punuar 9 miljon punëtor në punë te vazhdueshme.

S’ka dyshim se besimtari që ka bindje të plotë në shpërblimin e All-llahut është më i gatshëm se çdokush që të jetë vullnetar në shërbim të fesë së All-llahut [subhanehu ve teala].

2. Përgaditja e vetës për davet

Besimtari, për të bërë davet dhe për ta transmetuar këtë fe tek njerëzit e tjerë, duhet që ta përgadisë vetën e tij nga të gjitha anët, nga ana e njohurisë së fesë, nga ana e administrimit apo aftësisë.

Nga ana e njohurisë së fesë duhet të interesohet që ta mësojë fenë dhe të ketë interesim të vazhdueshem në çështjet islame, që të ketë mundësi t’i njoftojë njerëzit për Islam me dituri dhe në mënyrë të drejtë.

Nga ana e administrimit duhet të interesohet që ta ndërtojë vetën e tij duke ndjekur kurse të ndryshme që e përgadisin për një administrim të suksesshëm.

Ndërsa nga ana e aftësisë duhet të jetë i përgaditur të veprojë me teknologjitë moderne që të ketë mundësi ta përçojë davetin tek njerëzit e ndryshëm, pa marrë parasyshë a jetojnë afër vendit apo largë.

E ndër më të rëndësishmet që besimtari duhet të përgaditet dhe të kujdesët është sjellja e mirë dhe morali. Sepse, në të shumtën e rasteve, efektet që sjellin veprat dhe sjelljet e mira janë më të mëdha sesa ato që sjellin vetëm fjalët.

Kështu ka qënë i Dërguari i All-llahut, [sal-lallahu alejhi ve sel-lem], nuk urdhërontë për ndonjë gjë pa e vepruar vet e as nuk ndalonte nga një gjë pa e lënë vetë. Derisa u bë i njohur më këtë cilësi tek i thjeshti dhe i larti. Saqë mbreti i Omanit, kur Pejgamberit [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] e thirri atë për në Islam, tha: “Vallahi, kam marrë vesh se ky Pejgamber nuk urdhëron për ndonjë të mirë pa qenë i pari që e ka vepruar atë vepër e as që ndalon nga ndonjë gjë pa qenë i pari që është larguar nga ajo.” [Esh-shifa bi tarifi hukukil-Mustafa, Kadi Ijad, f. 484]

Imam Ibën Kajjim El-Xhevzijeh [All-llahu e mëshiroftë] ka thënë: “Dijetarët e këqinj janë ulur në dyert e Xhennetit dhe i thërrasin njerëzit me fjalët e tyre për në xhennet ndërsa me veprat e tyre i thërrasin për në zjarr. Sa herë që fjalët e tyre kanë thënë: Hajde hyni në xhennet, u janë përgjigjur veprat e tyre: Mos dëgjoni prej tyre! Sikur të ishte e vërtetë ajo që thërrasin ata do të ishin të parët që e veprojnë. Ata në shikim janë udhëzues ndërsa në realitet janë mashtures nga rruga e drejtë.” [El-Fevaid, 112]

Kush pretëndon se është musliman dhe u nënshtrohet urdhërave të Islamit, do të ketë dëshmi për fenë e tij. Ndërsa kush pretëndon së është musliman dhe nuk i praktikon urdhërat e Islamit do të ketë dëshmi kundër tij. Sepse ai u bë shkak që të tjerët mos ta pranojnë të vërtetën.

Ka thënë All-llahu [subhanehu ve teala]:

“Zoti ynë! Mos na bëj ne sprovë për mosbesimtarët dhe falna ne, O Zoti ynë! Vërtet Ti, vetëm Ti je i Gjithëfuqishmi, më i Urti Gjithëgjykues.” [El-Mumtehine, 5]

Thotë një përson që All-llahu e ka udhëzuar në Islam: “Babai im ende nuk e ka pranuar Islamin, kjo për disa shkaqe. Babai im punon në një port detar amerikan dhe me të kanë punuar disa muslimanë. Mirëpo, sjellja e tyre ka qënë shumë e keqe. Ata vetëm xhuman e falëshin ndërsa në ditët tjera konsumonin alkool, shkonin pas femrave, gjë që ua ndalon feja. Ata në ramazan agjëronin ndërsa në muajt e tjerë nuk kishin asnjë shenjë të Islamit. Për këtë, imazhi i Islamit në kokën e babait tim është ngulitur sikur imazhi i atyre punëtorëve, kështu që tash ai e urren Islamin.”

3. Marrja pjesë në organizatat për davet dhe përpjekja për financim

Organizatat për davet zakonisht nuk janë të mbeshtetura fuqishëm nga ana financiare dhe të rrallë janë rastet që të ketë prej njerëzve që ka mundësi t’ia kushtojë tërë kohën angazhimit me davet. Andaj është e nëvojshme që secili besimtar të merr pjesë në bashkpunim më këto organizata, t’i ndihmojë ato në format që ka mundësi.

Ndër format që ka mundësi një besimtarë t’u ndihmojë këtyre organizatave është siç vijon:

• Të caktojë një kohë të veçantë që ai të bashkangjitet në programin e këtyre organizatave dhe në veprimtarinë e tyre qoftë nga ana e davetit apo administrimit të davetit apo në ndonjë formë tjetër.

S’ka dyshim se mënyra se si u bashkangjitet këtyre organizatave dallon nga përsoni në përson. Disa kanë mundësi që të marrin pjesë për çdo ditë, disa kanë mundësi vetëm një herë në javë e disa nuk kanë mundësi të marrin pjesë përveç në programe verore.

Mirëpo, e rëndësishme është që besimtari ta ndjejë domosdoshmerinë e tij për t’i ndihmuar këto organizata dhe se roli i tij është i rëndësishëm nëse ai vazhdimisht ofron bashkëpunim, edhe nëse mundësitë e tija janë të vogla dhe simbolike.

Ka thënë i Dërguari i All-llahut [sal-lallahu alejhi ve sel-lem]: “Puna më e dashur tek All-llahu është ajo që punohet vazhdimisht, po edhe nëse është e pakët.” [Muslimi, 4899]

• Të investojë në organizatat për davet qoftë nga mundësitë e tija, duke e ndarë një pjesë nga rroga e vet për ta dhënë. Apo nëse nuk ka mundësi vet, t’i nxitë të tjerët që kanë mundësi, qoftë tregtarët apo të pasurit për të dhënë vullnetarisht për realizimin e planëve për davet, apo për të gjetur ndonjë pasuri për vakuf.

Nuk duhet të harrohet hadithi i Pejgamberit [sal-lallahu alejhi ve sel-lem]: “Kush aludon për një punë të mirë ai ka shpërblimin e atij përsoni që e vepron atë.” [Muslimi, 4899]

S’ka dyshim se t’u ofrosh ndihmë organizatave për davet ua lehtëson atyre mundësitë për t’i realizuar planprogramet e veta në fushen e davetit. Madje, ndër pengesat kyçe që dalin në realizimin e planprogrameve janë preokupimi për sigurimin e fondeve.

• T’i ndihmojë organizatat për davet me këshilla dhe sugjerime dhe nëse sheh ndonjë mangësi apo të metë të konsulltohet me ta për ta shmangur atë. Në të njejtën kohë duhet arsyetuar për ndonjë lëshim apo gabim dhe nuk duhet ngutur për të paragjykuar apo për t’ua shpaluar të metat. Sepse udhëheqësit e këtyre organizatave, sado që të mundohen të jenë të përpikët dhe të aftë, janë njerëz dhe mund të gabojnë dhe të kenë lëshime. Pagabueshmëria u takon vetëm pejgamberëve të Zotit dhe të dërguarve të Tij.

Këshilla ka mirësi dhe vlera të shumta dhe për këtë shkak Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] ka nxitur dhe ka urdhëruar për këshillë.

Ka thënë Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem]: “Feja është këshillë. Thanë: Për kënd? Tha: Për All-llahun, Librin e Tij, të Dërguarin e Tij, prijesit e muslimanëve dhe për masën e gjërë.” [Muslimi, 196]

Madje ka ndodhur që Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] disave prej sahabëve t’ua bëjë kusht këshillën kur ata e pranuan Islamin. Siç thotë Xherir bin Abdullahu: “Shkova ta besatoj Pejgamberin [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] për Islam e ai e ma pranoj besatimin me një kusht: Që ta këshilloj secilin besimtar.” [Buhariu, 2714]

4 . Thirrja në mënyrë individuale dhe të ndihmuarit e të tjerëve për të bërë davet

Për secilin besimtar është obligim që të jap mundin e vet, aq sa ka mundësi, për thirrje në Islam.

Thotë dijetari i nderuar AbdulAziz bin Baz [All-llahu e mëshiroftë]: “Në kohën kur davetxhitë të jenë pakësuar, të këqijat të jenë shumuar dhe injoranca të jetë përhapur, sikur është kjo gjendja jonë sot, daveti-thirrja për fenë Islame bëhët farz ajn, obligim për secilin besimtar aq sa ka mundësi.”

Nga mënyrat për davetin individual është që një besimtar t’i bëjë thirrje një përsoni të caktuar për ta bartur nga mosbesimi e në Islam apo edhe nëse është musliman, t’i bëjë thirrje që të largohet nga mëkatet dhe ta udhëzojë në adhurim.

Daveti në mënyrë individuale është i lehtë për ta bërë. Ka mundësi që një besimtarë të bëjë davet në çdo kohë dhe vend dhe në të shumtën e rastëve nuk i nevoitët aq shumë dituri dhe njohuri sa i nevoitet urtësi dhe metodë.

Sikur këtë përgjegjësi ta bartë secili besimtarë, do të arrinte Islami në poret më të largëta të tokës. Sidomos tash që mjetët për komunikim janë të shumta dhe besimtari ka mundësi përmes tyre ta kumtojë Islamin tek jomuslimanët në çdo kohë dhe vend.

Ka raste të shumta që kemi dëgjuar që disa besimtarë patën sukses nga All-llahu që në mënyre individuale të bëjnë davet përmes internetit dhe mediave. Kanë pasur sukses dhe thirrja e tyre është përgjigjur dhe në dorën e një përsoni të jenë udhëzuar dhjetra apo qindra nga jomuslimanët.

E nëse nuk ka mundësi që një besimtar të bëjë davet, për shkak të mosaftësisë apo kohës së tij të ngushtë, së paku le ta ndihmojë tjetrin në forma të ndryshme për të bërë davet. Kjo për ta realizuar urdhërin e All-llahut që ta ndihmojmë njëri-tjetrin për mirësi dhe devotshmeri.

Sulejman bin Abdullah El-Habes
Përktheu:
Kujtim Demiri
22 Korrik 2007

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit