7.3 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Bëhu dhe mos u bëj

Më të lexuarat

Bëhu musliman – dhe mos u bëj jobesimtar.

Bëhu pasues i sunetit (selefi) – dhe mos u bëj shpikës në Fe (bidatxhi).

Bëhu rob i Allahut – dhe mos u bëj rob i shejtanit.

Bëhu njeri që kërkon ndihmë nga Allahu – dhe mos u bëj njeri që kërkon ndihmë nga varrezat dhe xhindet.

Bëhu njeri që ha ushqimet e mira – dhe mos u bëj prej atyre që hanë ushqimet e fëlliqura.

Bëhu i tëri në Islam – dhe mos u bëj paqëndrueshëm.

Bëhu njeri që shpenzon në rrugë të Allahut – dhe mos u bëj njeri koprrac.

Bëhu njeri që rri larg kamatës – dhe mos u bëj njeri që je zhytur në kamatë.

Bëhu njeri që e do vëllanë tënd për hir të Allahut – dhe mos u bëj prej atyre që e do për shkak të epshit dhe gjërave materiale.

Bëhu lexues i Kuranit Fisnik – dhe mos u bëj prej atyre që e kanë braktisur atë. Bëhu modest për Allahun – dhe mos iu nënshtro jomuslimanit.

Bëhu tolerant – dhe mos u bëj i ashpër e i vrazhdë.

Bëhu me xhematin e muslimanëve – dhe mos e kundërshto xhematin e muslimanëve.

Bëhu dijetar ose nxënës – e mos u bëj injorant e mendjemadh nga mësimet.

Bëhu gjuhëlagur duke e përmendur Allahun – dhe mos u bëj gojëfëlliqur.

Bëhu i sinqertë në punët tuaja – e mos bëj vepra për sy e faqe e për nam.

Bëhu fjalëdrejtë – dhe mos u bëj rrenacak.

Bëhu bartës i brengës së Islamit – dhe mos ki brengë vetëm barkun dhe organin.

Bëhu mik i besimtarëve – dhe mos u bëj mik i jobesimtarëve.

Bëhu kumtues i Pejgamberit – dhe mos u bëj heshtës i të vërtetës.

Bëhu zbatues i premtimit – dhe mos u bëj mashtrues e tradhtar.

Bëhu mbështetës tek Allahu – dhe mos u bëj prej atyre që shkojnë tek magjistarët dhe fallxhorët.

Bëhu falënderues për begatitë e Allahut – dhe mos u bëj njeri mohues.

Bëhu njeri që flet fjalë të mira ose hesht – dhe mos u bëj llafazan.

Bëhu njeri që thërret në fe të Allahut me heshtjen tënde – e mos u bëj largues nga Islami me sjelljen tënde.

Bëhu në ndihmë të vëllait tënd – dhe mos u bëj njeri që i bën padrejtësi.

Bëhu njeri që ke zemër të kënaqur – e mos u bëj lakmues dhe lypës.

Bëhu i kujdesshëm ndaj farefisit – dhe mos u bëj shpërfillës ndaj familjes.

Bëhu bamirës ndaj prindërve – dhe mos u bëj keqbërës ndaj tyre.

Bëhu i buzëqeshur për fytyrën e muslimanit – dhe mos u bëj fytyrëzymtë.

Bëhu konfirmues i të mirave – dhe mos u bëj mohues i begative.

Bëhu zemërpastër nga zilia – dhe mos i përbuz dhuntitë e Allahut.

Bëhu krenar çdo herë me Fenë Islame – dhe mos u bëj frikacak e përçmues i vetvetes.

Marrë nga forumi: My Role in Life Përshtati: Bekir HALIMI

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit