1.5 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Bëhu bamirës duke ndihmuar njerëzit

Më të lexuarat

Bamirësia është e kundërta e të sjellurit keq dhe me këte nënkuptohet që një person përpiqet për të bërë çfarë është e mirë dhe të largohet nga gjërat e dëmshme.

Kështu ai përpiqet të bëjë dobi robërve të Allahut me pasurinë, pozitën, diturinë dhe veten e tij.

Kështu çështja e të kryerit mirësi nëpërmjet pasurisë së tij është kur ai shpenzon dhe jep për bamirësi si dhe paguan zekatin, e mënyra më e mirë e të kryerit mirë me pasuri është zekati që është një nga shtyllat e islamit dhe një nga themelet më të medha.

Islami i një personi nuk plotësohet pa të. Ajo është bamirësia më e dashur te Allahu i Madhëruar dhe është e obligueshme mbi një person të shpenzojë për gruan e tij, nënën, babën, fëmijët,vëllezërit, fëmijët e vëllezërve, motrave, xhaxhallarëve, dajallarëve, hallave dhe kështu me rradhë.

Pastaj me bamirësinë që i jepet të varfërit dhe pjesës tjetër që e meriton bamirësine, të tillë si studentët e dijes, për shembull. Përsa i përket çështjes së të kryerit mirë me anë të pozitës së tij kjo është që njerëzit janë të niveleve të ndryshme. Disa prej tyre janë me autoritet dhe kështu ata përpiqen ti bëjnë dobi njerëzve me anë të pozitës dhe bën kështu ose të largojë disa dëme nga ai ose t’i bëjmë mire atij, e përsa i përket të kryerit mirë me anë të dijes së tij atëhere ai përpiqet t’ia transmetojë dijen e tij robërve të Allahut haptazi dhe në privat, në grumbullime ose mbledhje.

Edhe nëse njerëzit ulen shoqërisht me të për të pirë një kafe, edhe atëherë është detyrë e tij të sillet me ta në mënyrë të mirë dhe të sjellshme që ti mësojë njerëzit.

Edhe nëse jeni në të mësosh njerëzit mbledhje është prej të kryerit mirë. Megjithatë, urtësia duhet të përdoret këtu. Kështu ju nuk duhet ti lodhni njerëzit duke e bërë si të zakonshme që çdo herë që uleni në ndonjë mbledhje ju i kritikoni dhe i flisni njerëzve sepse Pejgamberi ,sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, i ka dhënë atyre kritika tani dhe pastaj [jo-vazhdimisht] dhe jo shumë shpesh.

Kjo ngase shpirti lodhet dhe mërzitet. Kur ata mërziten bëhen të dobët dhe të padurueshem dhe madje edhe mund të mos e pëlqejnë ate çfarë është me të vërtet e mirë vetëm për shkak të shpeshtueshmërisë me të cilën personi flet ose i kritikon ata. Sa i përket kërkimit për ti ndihmuar njerëzit me personin e tij Pejgamberi, salAll-llahu alejhi ve sel-lem, ka thënë “…qëju ndihmoni një njeri të hype ose të nis kafshën ose nëse e ndihmoni ate të vendosë shalen për të është bamirësi.”

[Transmetuar nga Buhari dhe Muslim]

Kështu ju ndihmoni këtë njeri të vendosë shalën ose shoqërojeni ate në rrugen e saktë e kështu me radhë kutë gjitha këto përf-shihen në ihsan.

Kështu është përpjekja për ti bërë mirë robërve të All-llahut. Kurse ihsan në adhurimin e Allahut është që ta adhuroni Allahun sikur jeni duke e parë Ate siç ka thënë Pejgamberi. Kështu adhuroje Ate në këtë mënyrë, pra sikur një person e adhuron Zotin e tij sikur ai është duke e parë aktualisht Ate. Ky adhurim duhet të shoqërohet me të ndierit kënaqësi dhe të kërkuarit falje. Si rezultat i kësaj ai e adhuron Ate sikur ai është duke e parë Ate dhe ai e drejton zemrën e tij tek Ai dhe kthehet tek Ai dhe kërkon që ta afrojë afër Tij, Ai është i vetmi i pastër nga të gjitha të metat dhe Ai është i Lartmadhëruari: ”Edhe nëse ju nuk e shihni Ate, Ai sigurisht ju shikon ju. ”

Kjo pjesë tregon që adhurimi bëhet duke shpresuar dhe frikësuar dhe është niveli i dytë i Ihsanit. Kështu nëse ju nuk e adhuroni Allahun e Madhërueshëm sikur jeni duke e parë Ate dhe duke kërkuar prej Tij dhe shpirti është duke iu inkurajuar juve drejt Tij, atëherë adhuroje Ate duke pasur në mendje që Ai është duke ju parë ju. Kështu ju do të adhuroni Ate si njeri i cili i frikësohet Atij dhe kërkon tëmeritojë (shpreson) shpërblimet dhe të sigurohet nga ndëshkimi i Tij.

Ky nivel është nga ata qe kanë dije për këto të cilat janë më të ulta në gradë se niveli i parë.

Adhurimi i All-llahut të Përkryerit dhe të Lartëmadhëruarit është siç e ka përshkruar Ibën Kajjim:

“Adhurimii ndaj të Plotfuqishmit është me dashurinë më të madhe për Ate, përkrah adhurimit me nënshtrim dhe përulje e që janë dy shtyllat e adhurimit” Kështu adhurimi është i ndërtuar mbi këto dy elemente: dashuri të madhe dhe nënshtrim dhe përulje absolute. Dashuria shkak-ton të dëshiruarit dhe kërkim dhe përulja shkakton frikë dhe tmerron. Ky është ihsani në adhurimin e All-llahut të madhëruar. Nëse një person e adhuron All-llahun në këtë mënyrë atëherë ai bëhet një i pastër dhe i sinqertë në adhurmin e tij ndaj Allahut të madhëruar.

Ai atëherë nuk do të deshirojë që ai të shihet nga njerëzit duke kryer adhurimin e tij ndaj Allahut ose të dëgjohet për këte e as ai nuk do të dëshirojë lavdërimet e tyre.

Do të jetë e njëjtë për te e vënë re njerëzit apo jo. Ai do ta adhuroje Ate me ihsan në çdo kusht.

Me të vërtetë pjesë e kompletimit të pastërtisë dhe sinqeritetit në adhurim [el-ihlas] është që një person nuk duhet të kerkojë të shikohet nga njerëzit kur ai adhuron dhe që adhurimi i tij duhet të jetë një sekret mes tij dhe Zotit të tij. E nëse ka ndonjë përfitim për muslimanet dhe islamin për shfaqjen e kësaj haptazi, për shembull nëse ai është një person i cili pasohet nga të tjerë dhe mirret si shembull, kështu ai dëshiron të manifestojë adhurimin e tij njerëzve që ata ta marrin si shembull për tu ndjekur ose që ai manifeston adhurimin e tij kështu që shokët e tij, miqtë dhe shoqëruesit duhet ta ndjekin shembullin e tij, atëherë kjo është e mirë. Kjo dobi të cilën ai e ka llogaritur mund të jetë më e shkelqyeshmedhe më e madhe se dobia e mbajtjes fshehtë.

Si përfundim Allahu, i Madhëruar dhe Madhështor, i ka lavdëruar ata që shpenzojnë prej pasurisë së tyre në bamirësi fshehurazi dhe haptazi.

Kështu kushdo që e praktikon ate fshehurazi është më e mirë dhe më e dobishme për zemrën por nëse gjindet një shkak që ai të bëhet më i thjeshtë ose të bëhet shembull ateherë dhe ta japin haptazi. Besimtari shi-kon se çfarë është më e përshtashme.

Kështu çfarëdo që është e përshtashme dhe më e dobishme në adhurim atëherë do të jetë më e kompletuara dhe më e shkëlqyeshmja.

Muhammed Ibën Salih el-Uthejmin

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit