-3.2 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Behgjet Pacolli: A jemi të lirë kur s’ka mirëqenie për të gjithë?

Më të lexuarat

Presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli, thotë se sot në 7-vjetorin e Pavarësisë së vendit, nuk do të mungojnë elozhet për të dhe autorët e saj. Sipas tij, autori i vërtete i Pavarësisë, janë populli i Kosovës së bashku me miqtë përendimorë.

Më poshtë mund të lexoni shkrimin e plotë të Pacollit:

Sot në ditën e pavarësisë s’do mungojnë elozhet për të dhe autorët e saj.

Unë mendoj se autori i vërtetë i pavarësisë së Kosovës është populli i saj së bashku me miqtë tanë perëndimorë.

Pa dashur të nxis pesimizëm, megjithatë unë dua që sot të mendojmë sesa të lirë jemi. Dua të mendojmë së bashku në lidhje me lidhjen midis pavarësisë dhe lirisë. Dhe lidhjen midis lirisë dhe mirëqenies.

Ja ç’thotë Franklin Delano Ruzvelti: Liria e vërtetë e individit nuk mund të ekzistojë pa siguri ekonomike.. Njerëzit e uritur dhe pa punë janë brumi me të cilin gatohen diktaturat.

Liria dhe mirëqenia- thotë një mendimtar tjetër, janë të lidhura dyfish. Liria është tërësia e vlerave dhe rregullave… që nxisin inisiativën individuale, e bëjnë shoqërinë më të hapur, të pranojë të renë dhe të gjallë kulturalisht, që shpërblejnë talentet dhe inkurajojnë të marrin përsipër rreziqe duke investuar në të ardhmen. Kështu prodhohet mirëqenia, jo vetëm ekonomike. Mirëqenia i paraprin lirisë më të madhe, sepse ajo e rrit tërësinë e zgjidhjeve të mundshme për personat që bëhen kështu më të gatshëm për ndryshimin. Liri më e madhe na duhet për të krijuar më shumë mirëqenie. Mirëqenie më e madhe për të rritur lirinë!!!

Po, ne e fituam pavarësinë. Po a jemi të lirë kur s’ka mirëqenie për të gjithë?/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit