4.4 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Bëhet mirë, përfundon hipokrizia e Blair me dorëheqjen e tij si i dërguar i paqes në LM

Më të lexuarat

 
Tony Blair ka dhënë sot dorëheqjen si i dërguar i paqes në Lindjen e Mesme, pas gati tetë vitesh në këtë post.
 
Disa burime pranë ish-kryeministrit laburist britanik, bënë me dije se Blair i ka shkruar Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së për t’i konfirmuar dorëheqjen:
 
“Blair i shkroi sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki-moon për t’i konfirmuar se do të hiqte dorë nga posti i tij pasi të kishte plotësuar të gjitha angazhimet si përfaqësues i Katërshes, muajin e ardhshëm”, shtuan burimet duke iu referuar si katërshe SHBA-së, OKB-së, Rusisë dhe BE-së.
 
“Ai do të mbetet i angazhuar për të ndihmuar komunitetin ndërkombëtar në punën e tij me izraelitët dhe palestinezët për të sjellë përparime në çështjen e dy shteteve”, theksuan ato.
 
“Blair beson se do të luajë një rol mbështetës duke punuar me aktorët kyç rajonalë, SHBA, BE dhe të tjerë, por pa patur një post zyrtar”, thanë burimet pranë tij.
 
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit