2.2 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Bëhen bashkë për bisedime me Serbinë

Më të lexuarat

Javën e ardhshme, kryeministri Hashim Thaçi dhe partnerët ndërkombëtarë do të nisin përpjekjet për unifikimin e skenës politike për dialogun me Serbinë.
AAK-ja i ka thënë “Po” këtij procesi, derisa ditëve të fundit ka lëvizje edhe në LDK. Burime ndërkombëtare thanë për “Express” se Isa Mustafa është i gatshëm të bëhet pjesë e bisedimeve, nëse “kjo është një çështje amerikane”.

Posa të përfundojnë festimet për përmbylljen e procesit të mbikëqyrjes së pavarësisë, në agjendën e Kryeministrit Hashim Thaçi do të jetë vetëm një çështje – unifikimi i faktorit politik kosovar për bisedimet me Serbinë.

Pavarësisht se kjo duket të jetë një barrë e rëndë për Kryeministrin, në realitet nuk do të jetë kështu.

Një zyrtar i lartë ndërkombëtar, që foli në kushte anonimiteti për gazetën “Express”, tha se dy partitë opozitare, Lidhja Demokratike dhe Aleanca për Ardhmërinë Kosovës, janë të gatshme të bëhen pjesë e këtij dialogu nëse garant i kësaj ujdie do të jenë Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Dhe, s’ka dyshim që SHBA-ja do të jetë e involvuar fuqishëm në këtë proces”, tha diplomati perëndimor.

Ndryshe prej LDK-së, AAK-ja e Ramush Haradinajt qartazi është shprehur e gatshme për të qenë hisetare në bisedimet politike me Serbinë, e që në radhë të parë nënkuptojnë zgjidhjen e problemit të Veriut.

Nënkryetari i Parë i kësaj partie, Blerim Shala, i cili konsiderohet zëri kryesor i Ramush Haradinajt në këtë parti, ka shpalosur disa herë këtë qëndrim.

Sipas tij, Aleanca nuk duhet të refuzojë të marrë pjesë në bisedime që për qëllim kanë zgjidhjen e një problemi të madh, pavarësisht nëse ndodhet në pozitë apo opozitë.

“Do të ekzistojë një presion i jashtëzakonshëm mbi Serbinë, dhe ne s’kemi çfarë të hamendemi që të jemi kategorikë kur të nisin këto bisedime, që kusht për gjithçka, për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, është që Serbia të largohet nga Veriu dhe që edhe atje të aplikohet propozimi i Presidenti Ahtisaari, apo Kushtetuta e Republikës së Kosovës”, ka deklaruar Shala, të martën, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë. /Tg/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit