Edhe pse disa media maqedonase dhe disa shqiptare të Maqedonisë raportuan se Beg Riza dhe Mirsad Ndrecaj janë dorëzuar dhe kanë rënë në duart e forcave maqedonase, burime të Indeksonline e mohojnë një gjë të tillë.
Sipas tyre Beg Riza është shëndoshë e mirë por i strehuar në një lokacion të panjohur.
Emri I Rizajt dhe Ndrecajt u përmend shumë sot si pjesëtarë të grupit të armatosur që për 30 orë I bëri ballë forcave speciale maqedonase.
Dorëzimin e Ndrecajt e hodhi poshtë edhe zëdhënësi I MUP-it Maqedon, Ivo Kotevski gjatë konferencës për media. Aktualisht gjendja në Kumanovë është e qetë, por ende ka forca të shtuara policore./kohaislame