-3.8 C
Pristina
Sunday, December 29, 2024

Befason shtimi i numrit të azilkërkuesve kosovarë në Zvicër

Më të lexuarat

Në gjysmën e parë të vitit 2013 në Zvicër kanë kërkuar azil 11025 persona, që janë për 31 për qind më pak se në gjysmëvjetorin e parë të vitit 2012.

Por, ajo për çka shprehin habi njohësit e fushës së azilit është shtimi i papritur i numrit të azilkërkuesve nga Kosova, me gjithë faktin e hyrjes në fuqi në muajin mars të procedurave të shpejtuara të azilit.

Në Italinë e Jugut, gjegjësisht në Lampedusa po zbarkojnë numër i shtuar i barkave me refugjatë. Vetëm gjatë qershorit atje kanë zbarkuar 3000 shtetas të vendeve të Afrikës. Kjo është shenjë se Zvicra duhet të llogarisë me rritje të numri të azilkërkuesve gjatë muajve në vijim, thuhet ë statistikat e publikuara të martën nga Enti Federal për Migracion (BFM), transmeton Albinfo.ch.

Megjithatë, BFM nuk ka ndonjë shpjegim për zvogëlimin e madh që ka pësuar numri i azilkërkuesve gjatë gjashtë muajve të fundit. Këto shifra janë jotipike marrë parasysh përvojën që tregon se kërkesat e azilit rriten zakonisht nga fundi i gjsmëvjetorit të parë. Po kështu në vendet e BE-së gjatë kësaj periudhe ka pasur një shtim prej 10% të numrit të azilkërkuesve. Për këtë arsye është ende herët të flitet për një kthesë në drejtim të pakësimit përfundimtar te numrit të azilkërkuesve në Zvicër.

Vendet prej kanë ardhur më së shumti azilkërkues në Zvicër gjatë tremujorit të dytë të këtij viti janë Tunizia (552 kërkesa), Nigeri (547) dhe Eritrea (542). Numri i këtyre të fundit ka shënuar një rënie prej më shumë se 55%. Shkak për këtë rënie, sipas BFM-së mund të jetë ligji i ri zviceran i azilit, i cili ka hequr mundësinë e njohjes së azilit për dezertorët ushtarakë.

Megjithatë, befasinë më të madhe autoriteteve të azilit ua kanë përgatitur kosovarët. Numri i kosovareve që kanë kërkuar azil në tremujorin e dytë ka qenë 173 persona ose 31 më shumë se në tremujorin e parë. Kjo habit kur dihet se nga muaji mars Berna zyrtare ka filluar aplikimin e procedurës së shkurtuar edhe për kosovarët. Kërkesat e tyre, ashtu sikurse dhe ato të shtetasve të vendeve tjera të Ballkanit shqyrtohen, sipas rregullit beda 48 orëve. Te vendet tjera ballkanike, për të cilat procedura 48 orëshe vlen që nga gushti i vitit të kaluar, ajo ka pasur ndikim të madh në zvogëlimin e kërkesave për azil. Përse nuk ka ndodhur kështu edhe me Kosovën, mbetet e paqartë. Por BFM konstaton se aktualisht është duke u shënuar një rritje e ndjeshme e numrit të kërkesave për azil të kosovarëve edhe në vendet tjera evropiane. Ndërkaq, është ende herët të flitet për verimin e procedurës se re të shkurtuar ë azilit, pasi që bëhet fjalë për një periudhë të shkurtër prej 2-3 muajsh.

Gjatë tërë vitit 2012 nga Kosova kanë kërkuar azil në Zvicër gjithsej 576 veta.

Në tremujorin e dytë të këtij viti nga Zvicra janë larguar ose janë riatdhesuar në vendet e prejardhjes 3467 veta . Ndërsa nga ky numër 1157 veta u janë dorëzuar shteteve të BE-së në të cilat ata kanë bërë kërkesën e parë për azil.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit