4.7 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Befason Macron: I ik debatit për “jelekverdhët”, i vërsulet “islamit politik”

Më të lexuarat

Presidenti francez Emmanuel Macron u zotua t’i rezistojë “Islamit politik”, të cilin ai e quajti një kërcënim dhe kërkesë për shkëputje nga Republika.
Macron bëri këto komente gjatë një konference për shtyp në Pallatin Elysee, ku ishte për të folur lidhur me zhvillimet e protestës së “jelekëverdhëve”.

Kjo organizatë po e trazon vendin me protesta tani e tre muaj, por debati Macron morri një kthesë 180 shkallëshe, duke i fajësuar komunitetet muslimane si “ato që po sfidojnë shtetin me organizimet e tyre”.

“Islami politik dëshiron të shkëputet nga Republika jonë”, tha ai, duke premtuar se qeveria do të ishte “e patolerueshme” ndaj tij.

“Ne po flasim për njerëzit që, në emër të një feje, ndjekin një projekt politik”, tha ai.

Macron gjithashtu vuri në dukje se ligji mbi laicizmin ka qenë efektiv dhe duhet të vazhdojë të zbatohet.

“Ne nuk duhet të fshihemi kur flasim për sekularizmin. Ne nuk flasim vërtet për sekularizmin. Ne flasim për komunitarizmin që është vendosur në lagje të caktuara të republikës”, tha ai duke iu referuar bashkësive myslimane në Francë.

Që nga nëntori i vitit të kaluar, mijëra protestues me veshjen fosforeshente të quajtur “jelekëtverdhë”, janë mbledhur në qytete të mëdha të Francës për të protestuar ndaj rritjes së taksave të karburantit dhe përkeqësimit të gjendjes ekonomike. Ende nuk janë dhënë statistika mbi përbërjen e tyre fetare, dhe religjioni nuk ka qenë asnjëherë në pankartat e tyre. Ata po protestojnë kundër taksave dhe pagës minimale, dhe presioni i tyre ka pasur efekt.

Si rezultat i tyre, Macron kohë më parë njoftoi rritje të pagës minimale dhe ktheu mbrapsht rritjen e taksave.

Protestat u rritën në një lëvizje më të gjerë që synonte trajtimin e pabarazisë në të ardhura dhe po bën thirrje për t’u dhënë qytetarëve një zë më të fortë në vendimmarrjen e qeverisë.

Të paktën 11 persona vdiqën në protesta, rreth 8,400 u arrestuan dhe mbi 2,000 u plagosën. Momentalisht më shumë se 1,800 prej tyre u dënuan me burg. /tesheshi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit